LAJMI I FUNDIT:

PSP kërkon që Kamçev të sillet me polici që të dëshmoj për rastin “Tortura”

PSP kërkon që Kamçev të sillet me polici që të dëshmoj për rastin “Tortura”

Seanca e sotme për rastin “Tortura” është anuluar sepse në seancë nuk është paraqitur i akuzuari Metush Shabani. Avokati i tij sqaroi e Shabani ka probleme shëndetësore, gjegjësisht dhimbje në këmbë, me çka ka paraqitur vërtetim mjekësor.

Gjyqtarja konstatoi se për gazetaren Olivera Trajkovska nuk është dorëzuar në mënyrë të rregullt ftesa për të dëshmuar në seancë. Trajkovska, siç tha gjyqtarja, nuk është lajmëruar në dera e shtëpisë për ta mare ftesën. Për ish-zëdhënësin e MPB-së, Ivo Kotevski, i cili është ftuar për dhënie të dëshmisë, nuk është konfirmuar nëse e ka pranuar ftesën.

Biznesmeni Orce Kamçev e ka pranuar ftesën për dëshmi më pesë qershor, por sot nuk është paraqitur në seancë. Prokurio nga PSP, Ljubomir Lale, kërkoi që Kamçev të sillet i shoqëruar nga policia.


Në lëndën e PSP-së “Tortura” të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, njeriu i parë i “Alfave” Ivica Antevski-Puki dhe pesë persona tjerë për arrestimin e liderit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkovskin në vitin 2011.

Lënda është në fazën e dëshmive. Seanca e parë për këtë rast është zhvilluar më 28 shkurt të vitit 2018./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Lugina
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Lajme
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Lajme
Sonte tërmet në Maqedoni

Sonte tërmet në Maqedoni

Lajme
Kalo në kategori