LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e pavarur të OBRM-PDUKM-së kërkojnë debat publik për Kodin Zgjedhor

Deputetët e pavarur të OBRM-PDUKM-së kërkojnë debat publik për Kodin Zgjedhor

Tetë deputetët e pavarur nga OBRM-PDUKM, kërkojnë që të jenë të pranishëm në grupet punuese për ndryshime në kodin zgjedhor.

Ata thonë se përfshirja e më shumë palëve në bisedimet për Kodin Zgjedhor, është në të mirë të demokracisë dhe procesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Funksioni i Kuvendit në demokracinë parlamentare siç është Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të përmirësohet. Për këtë arsye, është koha që për çështjen e rëndësishme të Kodit Zgjedhor të flitet në mënyrë transparente dhe me pjesëmarrje të më shumë palëve. Deputetët, sektori qytetar, opinioni, duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe kjo të mbaroj pozitivisht dhe siç është më mirë për demokracinë. Askush nuk ka të drejtë ekskluzive mbi këto çështje, ndërsa pjesëmarrja jonë do ta pasuronte procesin dhe do të sjellë zgjidhje më cilësore”, thuhet në deklaratën e grupit të deputetëve të pavarur të OBRM-PDUKM-së.


Tetë deputetët e OBRM-PDUKM-së u përjashtuan nga kjo parti, pasi mbështetën ndryshimet kushtetuese me të cilat u ndryshua emri i shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Kalo në kategori