LAJMI I FUNDIT:

NASA kap asteroidin nga distanca deri tani më e vogël në histori

NASA kap asteroidin nga distanca deri tani më e vogël në histori

Sonda kozmike OSIRIS – REx ka kapur kohët e fundit foton e asteroidit Bennu në distancën më të vogël deri më tani.

Fotoja me rezolucion të lartë tregon sipërfaqen e objektit, por gjithashtu një shkëmb të madh në anën jugore.

Fotografia u krijua më 13 qershor, kur sonda ishte në orbitë pranë asteroidit për herë të dytë.


OSIRIS i NASA-s për herë të parë hyri në orbitën e asteroidit më 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipërfaqja e asteroidit ishte hartuar në detaje, dhe gjëra interesante janë vërejtur si dalin gurë nga sipërfaqja e tij, transmeton KP.

Sonda ende është duke bërë hartën e asteroidit, dhe aktualisht gjendet në distancë 0.6 kilometra prej tij.

Kjo është hera e parë që një sondë kozmike ndodhet në distancën më të afërt nga ndonjë objekt në hapësirë.

OSIRIS-Rex do të mbetet në orbitë aktuale deri në mes të gushtit, ku do të vazhdojë të gjejë vendin më të mirë për të mbledhur mostrat e asteroideve. Procesi do të jetë mjaft i komplikuar, për shkak të sipërfaqes shkëmbore të asteroidit.

Ekipi që qëndron pas misionit kërkon që zona për marrjen e mostrave të jetë e lirë pa shkëmbinj, në mënyrë që mostrat të merren më lehtë. Marrja e mostrave është planifikuar për verën e vitit 2020.

Në trend Botë

Më shumë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Kalo në kategori