Në dy ceremoni të ndara solemne, një në Komunën e Gjilanit dhe një në Komunën e Kamenicë është bërë inaugurimi i projektit për vendosjen e tabelave me emra të rrugëve në këto dy komuna.
Ky projekt i financuar nga Qeveria e Norvegjisë dhe i implementuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me Drejtoritë për Urbanizëm në Komunat përkatëse, pasuron adresat me atribute të reja, respektivisht pas evidentimit dhe digjitalizimit të rrugëve, pas futjes së tyre në sistem, pas emërimit të rrugëve nga Kuvendet Komunale, tani më vendosen edhe tabelat me emra rrugësh.
Në njoftimin e bërë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, thuhet se si rezultat i këtij projekti, pritjet janë që të rritet shkalla e kualitetit në ofrimin e shërbimeve publike dhe komerciale, të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, i mallrave dhe shërbimeve, të avancohet transporti dhe navigacioni, ndërsa përfitues kryesor të do të jenë qytetarët, organet e sigurisë, organet e shëndetësie, organet për menaxhimin e situatave emergjente, organet për ofrimin e shërbimeve komunale, e të tjera.
Në takimet e ndara që kryeshefi Ahmeti pati me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati u potencua nevoja që adresat të mirëmbahen me rregull, secilit objekt të ri që ndërtohet apo secilës rrugë të re që krijohet, të u bashkëngjiten edhe adresat. Po ashtu, informimi i qytetarëve me adresat e tyre zyrtare duhet të bëhet në secilën Komunë.
Ndërsa për të ardhmen si prioritet në lidhje me adresat u potencua nevoja për vendosjen e numrave të adresave nëpër shtëpi dhe objekte tjera, duke njohur faktin se vetëm atëherë sistemi i adresave mund të konsiderohet i kompletuar për një komunë.
Përndryshe, adresat janë të qasshme përmes Gjeoportalit Shtetërorë, dhe për shfrytëzimin e të njëjtave Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me kompani të mëdha ndërkombëtare të navigimit si TomTom, Open Street Map, etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A