Uglesha Jarediq dhe Bane Bozhoviq, pjesëtarë të Njësisë për reagim të shpejtë në kuadër të policisë së Kosovës në veri, janë përleshur mes vete fizikisht, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë edhe armën zyrtare, por falë kolegëve prezentë, nuk ka arritur ta përdorë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot paradite në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, ndërsa përkundër lëndimeve të lehta, asnjëri prej policëve nuk ka kërkuar trajtim mjekësor.
Burimet më tej kanë shtuar se pas këtij incidenti, Bozhoviq është ftuar në zyrën e shefit të operativës për rajonin e veriut, Zheljko Bojiq, me ç ‘rast i është marrë arma zyrtare, por jo edhe Jarediq.
Kosovapress-i mëson se Uglesha Jarediq është komandant i Njësisë për reagim të shpejtë në veri, dhe ky nuk është incidenti i parë në të cilin ai është përfshirë.
I kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Bratislav-Bane Radoviq, nuk e ka pohuar dhe as mohuar incidentin.
“Deri tani nuk më ka ardhur ndonjë raport zyrtar rreth kësaj, andaj nuk mund t’ju them asgjë”, ka thënë shkurt përmes telefonit Radoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City