LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kemi pritur vlerësim objektiv për vizat

Hoxha: Kemi pritur vlerësim objektiv për vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se përfundimet e publikuara nga Këshilli i Ministrave të BE-së për Kosovën, nuk i përmbushin pritjet e qytetarëve të vendit.

Hoxha këtë deklaratë e ka bëri të ditur në një shkrim në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se përfundimet e publikuar nuk japin afate kohore dhe qëndrime të qarta, ngase, bëhet fjalë për disa nga 14 pikat, të cilat janë sfida dhe kërkojnë veprim të vazhdueshëm.


Madje, Ministrja Hoxha ka theksuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim, andaj nga shqyrtimi i serishëm i liberalizimit në Këshill, nuk pret të jetë as pezullues dhe as frenues për të arriturat e Kosovës.

“Prandaj, kërkojmë që të përshpejtohet ky proces, sepse qytetaret tanë po vazhdojnë të jenë të vetmit të izoluar në Evropë”, tha ajo.

Shkrimi i plotë i ministres Hoxha

Përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së për Kosovën nuk përmbushin pritjet e qytetarëve tanë, sepse, nuk jep afate kohore dhe qëndrime të qarta, ngase, bëhet fjalë për disa nga 14 pikat, të cilat janë sfida dhe kërkojnë veprim të vazhdueshëm.

Ne kemi pritur dhe duam vlerësim objektiv, për liberalizimin e vizave, udhërrëfyesi i cili tashmë është vlerësuar për përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim.

Rëndësia e liberalizimit të vizave, nuk përbën vetëm të drejtë themelore për qytetarët tanë, por edhe ndjenjë të përkatësisë dhe orientimit tonë jetik, brenda vlerave evropiane. Ndryshe, Evropa po ri sjell mundësitë e shfaqjes së prapakthimit të vlerave të arritura bashkërisht, sa të padëshirueshme për ne, aq edhe kërcënuese nga drejtimet jashtë vendeve të BE-së.

Vendi ynë, ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim, andaj, ky shqyrtim i serishëm i liberalizimit në Këshill, nuk presim të jetë as pezullues dhe as frenues për të arriturat tona. Prandaj, kërkojmë që të përshpejtohet ky proces, sepse qytetaret tanë po vazhdojnë të jenë të vetmit të izoluar në Evropë. /Telegrafi/

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdhurata.hoxha.official%2Fposts%2F2542096295800787&width=500″ width=”500″ height=”669″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media”></iframe>