LAJMI I FUNDIT:

Mustafa përkujton veprimtaren Nekibe Kelmendi: Për Kosovën u shndërrua në simbol të sakrificës

Mustafa përkujton veprimtaren Nekibe Kelmendi: Për Kosovën u shndërrua në simbol të sakrificës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përkujton nënkryetaren e LDK-së, veprimtaren Nekibe Kelmendi, në tetë vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në njoftimin për media, Mustafa, ka thënë se Kelmendi ishte personalitet i kompletuar, e cila në kohët më të vështira për Kosovën u shndërrua në simbol të sakrificës dhe përkushtimin të gruas së fuqishme kosovare për të dhënë gjithçka për vendin.


“Nekibe Kelmendi ishte intelektuale dhe veprimtare e dalluar, që përkundër sfidave të mëdha e deshi shumë Kosovën dhe dha kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e saj.

Nekibes në shenjë hakmarrjeje për veprimtarinë atdhetare, okupatori serb ia masakroi bashkëshortin, Bajram Kelmendin dhe dy djemtë, Kastriotin dhe Kushtrimin. Mbi këtë dhimbje të madhe ajo kultivoi idealin e shtetit të pavarur dhe demokratik.

Nekibja ishte personalitet i kompletuar, e cila në kohët më të vështira për Kosovën u shndërrua në simbol të sakrificës dhe përkushtimin të gruas së fuqishme kosovare për të dhënë gjithçka për vendin.

Nekibja ishte grua që kishte durim dhe guxim për të shprehur qartë qëndrimet e saj.

Sot, me Nekiben përkujtojmë të gjitha gratë dhe veprimtaret tona kosovare që përkundër rezistencës së madhe në jetën e tyre, veprimtarinë ia kushtuan shtetndërtimit tonë”, ka thënë Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori