LAJMI I FUNDIT:

Muharremaj pas të reshurave atmosferike: Dëmet bujqësore në Nepërbisht janë të shumta

Muharremaj pas të reshurave atmosferike: Dëmet bujqësore në Nepërbisht janë të shumta

Si pasojë e të reshurave të shiut dhe breshrit, në fshatin Nepërbisht janë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore.

Kështu ka treguar përmes një statusi në Facebook kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.


Ai ndër të tjera ka shkruar se janë duke u përpjekur që ta analizojnë gjendjen në terren ku më pas t’i dalin në ndihmë banorëve aty.

“Në Nepërbisht dëmet janë të shumta në bujqësi si rezultat i rënies së breshëritë. Ne po përpiqemi që së pari ta analizojmë gjendjen në teren dhe më pas ti shohim mundësitë tu dalim në ndihmë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook. /Telegrafi/