Business Insider i ka kushtuar një artikull të veçantë turbulencave që ndodhin gjatë udhëtimit me aeroplan. Megjithatë jo gjithçka është ashtu siç mendohet.
Sipas ekspertëve të aviacionit, krijohet përshtypja që është pjesa më e frikshme gjatë udhëtimit me aeroplan janë turbulencat, por ato në fakt nuk janë shkak për alarm, transmeton Telegrafi.
Turbulencat shkaktohen kryesisht nga ndryshimi i befasishëm i ajrit të nxehtë dhe atij të ftohtë, dhe ekzistojnë një numër faktorësh që e krijojnë këtë situatë kaotike tek pasagjerët.
Zakonisht ndodh kur ajri turbulent në atmosferë e rrymat që krijohen, bënë që aeroplani të lëviz anash dhe të ketë lëkundje të lehta brenda aeroplanit.
Në raste tjera shkaktohet nga ajri i nxehtë që e godet aeroplanin nga poshtë si dhe stuhitë nga lartë, duke bërë kështu që ndryshimet klimatike të krijojnë erëra dhe rryma të forta.
Turbulencat gjithashtu shkaktohen nga malet, ndërtesat e larta e probleme të ngjashme krijon edhe një aeroplan tjetër që fluturon para të parit, duke mbledhur një sasi të madhe të ajrit. Kjo edhe është arsyeja pse aeroplanët nuk ndjekin të njëjtën rrugë apo pistë ku aterrojnë.
Për pilotët në veçanti me ata me shumë përvojë, turbulencat nuk shkaktojnë ndonjë telash, pasi aeroplani është i dizajnuar në atë formë që t’ju bëjë ballë turbulencave të shumta.
Madje sipas ekspertëve të aviacionit, turbulencat nuk kanë qenë shkaktare të rrëzimit të ndonjë aeroplani për më shumë se 40 vite. Por, që nga viti 1958, përqindja e turbulencave në Evropë dhe Amerikën e Veriut, është rritur nga 40 në 90 përqind.
Sa herë që udhëtoni do të ishte mirë që të ulen diku në mes të aeroplanit, pasi dridhjet janë më të lehta, e sa i përket udhëtimit, ia besoni gjithë punën pilotit.
Para ngritjes në ajër, aeroplanët kontrollohen e mos të flasim kur prodhohen që i nënshtrohen disa testeve ekstreme që nuk mund t’i bëjnë asgjë turbulencat.
Fillimisht bëhet testimi i fleksibilitetit të krahëve, më pas testohen motorët nëse mund t’i bëjnë ballë shpendëve që mund të futen brenda gjatë udhëtimit dhe të shkaktojnë zjarre të papritura.
E një test tjetër i sigurisë është ai i ujit, ku inxhinierët kontrollojnë nëse uji mund të depërtojë brenda motorit, që krijon lidhje të shkurtër në sistemin elektrik. Rol të veçantë luan edhe temperatura, dhe për këtë arsye ata janë të punuar nga materialet që i rezistojnë të ftohtit ekstrem, si dhe stuhive tropikale. Për fund është testi i frenave që duhet të jetë faktor kyç. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A