LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK lehtëson shërbimet për të mbijetuarat nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë

SHSKUK lehtëson shërbimet për të mbijetuarat nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) dhe Shoqata Medica nga Gjakova, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi, për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve  mjekësore për kategoritë e personave, të cilët janë të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kështu u tha në një njoftim për media nga zyra e informimit të SHSKUK-së.


Sipas njoftimin marrëveshjen e kanë nënshkruar drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, dhe drejtoresha ekzekutive e Medica Gjakova, Mirlinda Sada.

Në njoftim thuhet se, qëllimi i përgjithshëm i marrëveshjes është zbatimi i projektit “Përmirësimi i shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor  tek gratë dhe vajzat me trauma  të mbijetuara të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në  Kosovë”.

“Projekti synon forcimin e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve  shëndetësore  publike për këtë kategori. Zbatimi do të fillojë në dy komuna, në atë të  Gjakovës dhe Prizrenit. Kjo marrëveshje lidhet për një periudhë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi dhe hyn në fuqi me datën e nënshkrimit të saj nga të dyja  palët”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori