Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, deklaroi sot në Vlorë se nuk ka informacion se siguria e kreut të opozitës, Lulzim Basha, të jetë e kërcënuar në mënyrë specifike.
“Për sigurinë e Bashës nuk kam informacion se kërcënohet. Jam vënë në dijeni të një letre që kanë shtruar edhe disa pyetje, por nuk kam informacion që siguria e Bashës të jetë kërcënuar në mënyrë specifike”, u shpreh Lleshaj.
Sa i përket takimit me Feim Dollapajn, truprojën e Bashës, Lleshaj theksoi se, “sa i përket takimit, patjetër që unë takohem me shumë njerëz. Puna ime është të takohem me oficerët e gardës, me oficerët e policisë sepse këtë punë kam”.
Ditën e djeshme, u njoftua për takimin e Lleshajt me Dollapajn dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, iu drejtua ministrit me një letër ku e akuzonte se ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje. Ai ngrit dyshime se qëllimi i takimit ishte për të shantazhuar kryeopozitarin.
Edhe presidenti Ilir Meta reagoi për ngjarjen duke thirrur në takim kreun e SHISH-it dhe kreun e Gardës së Republikës./TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare