Ministria e Shëndetësisë ka organizuar sot një konferencë për shtyp, në të cilën janë paraqitur të gjeturat e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të vitit 2018.
Sipas një njoftimi për media, raporti për vitin 2018 mbi pasqyrat financiare vjetore tregon një progres rrënjësor të Ministrisë së Shëndetësisë në krahasim me vitet e fundit.
Siç thuhet në njoftim nga 27 rekomandime në vitin 2017, Ministria e Shëndetësisë ka përmbushur shumicën prej tyre.
“Kjo ka bërë që ZKA-ja të ndryshojë opinionin për Ministrinë e Shëndetësisë nga një opinion i kualifikuar (shkalla më e ulët e zbatimit) në 2017, në një opinion të pamodifikuar në vitin 2018 (shkalla më e lartë e zbatimit)”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë kësaj konference për media tha se ky përmirësim i opinionit të auditorit ka ardhur si rezultat i punëve të mira që janë kryer dhe luftës së suksesshme kundër korrupsionit.
“Ministria e Shëndetësisë ka treguar një përkushtim dhe dinamikë proaktive në implementimin e rekomandimeve të dhëna. MSh-ja ka trajtuar këtë çështje me devotshmërinë më të lartë duke dëshmuar që ndryshimet pozitive në sektorin e shëndetësisë janë të mundshme dhe të qëndrueshme”, ka thënë ministri Ismaili.
Nga të gjeturat më të rënda të ZKA-së për Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2017 ka qenë edhe blerja e barnave me çmime abuzive, keqpërdorimi i avancave për udhëtime zyrtare, keqmenaxhimi i projekteve kapitale, furnizimi me barna pa sistem të mirëfilltë të shpërndarjes etj.
Raporti i vitit 2018 tregon një situatë tërësisht tjetër për Ministrinë e Shëndetësisë.
“Ne kemi trajtuar me prioritet abuzimin me avanca të pajustifikuara për udhëtimet zyrtare gjatë viteve paraprake, kemi ndalur blerjen e barnave me çmime abuzive dhe kemi hartuar udhëzimin administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave, duke shpëtuar miliona euro të shtetit dhe të qytetarëve, kemi nisur transformimin farmaceutik me mbi 100 barnatore të reja në QKUK për të vendosur një zinxhir të mirëfilltë kontrollues të furnizimit me barna që të sigurohemi që çdo bar të shkojë deri te pacientët”, ka thënë ministri Ismaili.
Ministri Ismaili ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë për identifikimin dhe luftimin e korrupsionit në institucionet e shtetit.
“Për këtë falënderojmë Qeverinë amerikane dhe USAID-in për shtytjen dhe mbështetjen në luftën e institucioneve tona kundër korrupsionit!”, ka thënë ministri Ismaili.
Drejtoresha e USAID në Kosovë, Lisa Magno, ka përgëzuar ministrin Ismaili dhe Ministrinë e Shëndetësisë për reformat e mëdha në sistemin shëndetësor dhe progresin në trajtimin e çështjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
“USAID është e lumtur që të theksoj përparimin e madh që ka bërë ministri në sistemin shëndetësor të Kosovës. Kjo ministri ka bërë përparime të mëdha në trajtimin e rekomandimeve që kanë dalë nga raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të cilat kanë kërkuar një vendosmëri, këmbëngulësi dhe një punë shumë të madhe”, ka thënë Lisa Magno, drejtoreshë e USAID në Kosovë.
Drejtoresha e USAID, Lisa Magno, ka përmendur edhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për kujdesin e zemrës dhe stentimin në QKUK dhe investimet në blerjen e aparaturave mjekësore.
“Por, unë dëshiroj të theksoj arritjen më të madhe që ka bërë kjo ministri, që është Udhëzimi Administrativ për blerjen e barnave me çmime referente. Kjo ka thyer disa monopole që është dashur të thyhen dhe çmimet e barnave janë bërë më të përballueshme për qytetarët”, ka thënë Lisa Magno.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka thënë se ministria mbetet e përkushtuar që të adresoj edhe rekomandimet e tjera të dala nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
“Ajo që e ka ngritur suksesin tonë ka qenë identifikimi i mangësive në të kaluarën. Koordinimi dhe komunikimi i rregullt në mes të departamenteve brenda institucionit tonë ka sjellë edhe këto rezultate. Më vjen mirë që është shpaguar puna e madhe një vjeçare e gjithë stafit të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë sekretari Bardiqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka logjikë që një njeri mos me dal me thanë ne besojmë në drejtësi”, Tahiri i AAK-së me kritika për Qeverinë Kurti për rastet e dyshuara të korrupsionit
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
VLEN: Gjykata Administrative ka pranuar ankesën për vendvotimin në Likovë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit