LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari i PSP-së: E dinim se si Mijallkov dhe Grujevski futeshin në sistemin e përgjimeve

Dëshmitari i PSP-së: E dinim se si Mijallkov dhe Grujevski futeshin në sistemin e përgjimeve

Sasho Trajkovski, inxhinier në ish-DSK, dëshmitar i PSP-së për rastin “Shënjestra-Fortesa”, në dëshminë para gjykatës tha se ai me kolegët e tij i kanë parë se si ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkovit dhe ish-komandanti i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski nga kompjuterët e tyre janë kyçur në sistemin për ndjekjen e komunikimeve.

“Kyçeshin në kompjuterët të cilat ishin të lidhur me Najs”, tha dëshmitari në gjykatë.

Trajkovski tha se Mijalkov dhe Grujevski janë lajmëruar nga objekti i katër të MPB-së, nga kati i parë, ku ka qenë kabineti i drejtorit të policisë sekrete dhe nga objekti i tretë nga kati i parë, të ashtuquajturës zyra e komandantit, me çka në sistem ishin të gjeneruar shkronja specifike të cilat tregonin se kush dhe prej ku përgjon.


Trajkovski, i cili është dëshmitar i tret i PSP-së në procedurë. sqaroi rëndësinë e personave shfrytëzues të cilët janë kyçur në këtë sistem. Ai tha se numrat të cilët janë vendosur në sistemin për përgjim janë dhënë në letër të thjeshtë, ndërsa në një rast të vetëm ka parë urdhër me shkrim të ashtuquajturës të miratuar nga gjykata.

Dëshmitari tha se Mijallkov dhe Grujevski kanë mundur ti ndjekin të gjitha numrat e shënjestruar të cilat kanë qenë të vendosura në sistemin e të ashtuquajturës grupi “i rëndësishëm”, por s’kanë mundur t’i nënvizojnë numrat dhe t’i eksportojnë të dhënat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori