Investimet e huaja direkte në botë ranë me 30 për qind vitin e kaluar, por në Evropën Juglindore ato janë rritur. Vendi kryesor tërheqës ka qenë Serbia, në Shqipëri investimet direkte shënuan një rritje të ulët krahasuar me vitin 2019.
Fluksi i investimeve të huaja direkte ka rënë vitin e kaluar me 30 për qind në gjithë botën për shkak të riatdhesimit të kapitaleve, politikave tatimore dhe zhvendosjes së kapitaleve, bën të ditur Zyra e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).
“Për vendet në zhvillim tendenca është ende inkurajuese. Rrymat e kapitaleve vazhdojnë ende të shkojnë në drejtim të vendeve në zhvillim, me gjithë uljen e investimeve me 1.3 milion dollarë”, thotë Navid Hanif, drejtor i Zyrës për Financimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm, në konferencën për shtyp me rastin e publikimit të raportit vjetor të investimeve.
Vitin e kaluar, rrymat e investimeve direkte kanë qenë të përqendruara në Azi dhe Afrikë, që ka shumë nevojë për investime e vazhdon të ketë vështirësi t’ i tërheqë.
Pjesa më e madhe e vendeve të botës i kanë liberalizuar politikat dhe nxisin e krijojnë lehtësira për investimet direkte. Kufizimet e investimeve shkaktohen kryesisht nga çështjet e sigurisë dhe konkurrencës.
“22 marrëveshje të mëdha janë bllokuar ose anulluar vitin e kaluar dhe kjo është tendencë e re në politikë”, thotë Hanif, që vëren rritjen e tensioneve gjeopolitike dhe tensioneve tregtare në vitin 2018 dhe politika që i kufizojnë investimet e huaja.
Në raportin botëror të investimeve, UNCTAD është fokusuar tek zonat e veçanta ekonomike, prej të cilave bota ka 5,400 zona të veçanta ekonomike në 154 vende.
Zonat e veçanta ekonomike i shërbejnë zhvillimit të ekonomisë dhe krijimit të vendeve të punës. Por efektshmëria e tyre mund të rritet, nëse përmirësohen sistemet e matjes dhe evaluimit.
“Këto zona duhet të ndikojnë jo vetëm në ekonomi dhe vende pune, por edhe në sistemin social dhe luftën kundër ndryshimit të klimës”, thekson ai.
Në raport, UNCTAD i fut vendet e Evropës Juglindore në grupin e vendeve në tranzicion. Investimet e huaja direkte janë rritur vitin e kaluar në Evropën Juglindore me 34 për qind, duke arritur në 7.4 miliardë dollarë.
Serbia ka qenë tërheqësi më i madh i investimeve të huaja direkte me 4.1 miliardë dollarë, duke i rritur ato me 44 për qind në krahasim me një vit më parë. Rritja është shkaktuar prej një vale të madhe investimesh në kapitale aksionare. Në Shqipëri investimet direkte kanë qenë 1.3 miliard dollarë, me një rritje të ulët në krahasim me një vit më parë. Në Maqedoninë Veriore investimet janë trefishuar, duke arritur 737 milionë dollarë, rritje e shkaktuar sidomos me investimet në prodhimin e automjeteve në zonat industriale.
Vendi me më pak investime të huaja direkte në Evropën Juglindore është Bosnja e Hercegovina, me 468 milionë dollarë. Mali i Zi ka pasur 490 milionë dollarë investime të huaja direkte, 67 milionë më pak se një vit më parë.
Burimet më të mëdha të investimeve kanë ndryshuar në vite. Holanda dhe Qipro mbeten burime të rëndësishme për investime në vendet në tranzicion. Pas vijnë Franca dhe Kina. Gjermania dhe Franca vijojnë më tej në radhitje. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025