LAJMI I FUNDIT:

Supë detoksi nga zarzavatet: Nuk ka asgjë më mirë se kur të bashkohen bizelet, majdanozi, spinaqi dhe selinoja!

Supë detoksi nga zarzavatet: Nuk ka asgjë më mirë se kur të bashkohen bizelet, majdanozi, spinaqi dhe selinoja!

Do të forconi mbrojtjen e trupit, do t’i kontribuoni humbjes së peshës trupore dhe pastrimit të trupit!

Supa shpëtimtare do të ndikojë edhe në sistemin e tretjes, do të rrisë rezistencën ndaj stresit, do të sigurojë efekte anti-inflamatore dhe anti-oksidative! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:


– 1 filxhan bizele të gjelbra të ziera,
– 2 grushte spinaq,
– 1 degë të madhe selinoje,
– 1 grusht majdanoz,
– 1 grusht të vogël koriandër të freskët,
– 1 thelb hudhre,
– 3 gota ujë (nga 2 dl)
– 2 lugë të vogla vaj kokosi.

Mënyra e përgatitjes:

Qitni shtatë përbërësit e përmendur në mikser (bizelen, spinaqin, selinon, majdanozin, koriandrën, hudhrën, vajin e kokosit) dhe përzieni.

Pastaj kësaj përzierjeje shtoni 3 litra ujë dhe përzieni derisa të krijohet strukturë krematoze.

Kalojeni në një enë të madhësisë mesatare, ngrohni sipas dëshirës, por mos i zieni.

Provoni dhe përshtatjani shijes duke i shtuar sasi të vogël kripe.

Shërbeni, zbukurojeni dhe kënaquni! /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Chicken Kiev

Chicken Kiev

Kuzhina
Cup Cake - Dolce

Cup Cake - Dolce

Kuzhina
Crumble me molla

Crumble me molla

Kuzhina
Qofte me bizele

Qofte me bizele

Kuzhina
Makarona me mish pule

Makarona me mish pule

Oreksndjellëse
Recetë për paragjellë me të cilën Sophia Loren ka çmendur meshkujt

Recetë për paragjellë me të cilën Sophia Loren ka çmendur meshkujt

Kuzhina e huaj
Kalo në kategori