LAJMI I FUNDIT:

Pasagjerja nga Suhareka rrëfen tmerrin e përjetuar në fluturimin Prishtinë-Bazel, thotë se burri pësoi djegie – tregon pamje të reja (Video)

Pasagjerja nga Suhareka rrëfen tmerrin e përjetuar në fluturimin Prishtinë-Bazel, thotë se burri pësoi djegie – tregon pamje të reja (Video)

Mirjeta Basha-Ramadani nga Komuna e Suharekës, është njëra nga pasagjerët që gjatë ditës së djeshme ka përjetuar frikën e madhe, gjatë incidentit në aeroplanin Boeing 737-330, që po fluturonte nga Prishtina për në Bazel.

Për Telegrafin ajo ka rrëfyer ekskluzivisht se çfarë ka ndodhur gjatë atyre minutave kritikë që aeroplani po pësonte turbulenca të mëdha.


“Ka qenë një tmerr, bërtitshin fëmijët, gratë, burrat. Nuk di se si me shpjegu se çfarë ka ndodhë. Pasi që ka përfunduar incidenti na kanë thënë se ka qenë një turbulencë dhe se nuk ka ndonjë rrezik. Kur i kam dëgjuar duke bërtitur të gjithë e kam marrë telefonin dhe kam bërë një video të shkurtër”, rrëfen ajo për Telegrafin.

Mirjeta Basha-Ramadani, tha se gjatë fluturimit ka qenë e shoqëruar me bashkëshortin e saj, dhe se ai ka pësuar djegie nga uji që ka qenë i përgatitur për kafe.

Pas uljes emergjente që ka bërë aeroplani, ajo thotë se kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, teksa shton se ende nuk janë kontaktuar nga kompania ajrore apo persona tjerë.

Incidenti në aeroplanin që po fluturonte nga Prishtina për në Bazel ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ku në bord ishin 121 pasagjerë, prej të cilëve 10 nga pasagjerët ka pësuar lëndime.

Ndërkohë kompania ajrore bullgare (ALK Airlines) ka dhënë detaje të reja për Telegrafin, se si ka ndodhur incidenti gjatë fluturimit të aeroplanit Boeing 737-300 nga Prishtina për në Bazel, dhe se si kishte ndodhur ulja emergjente e aeroplanit.

Ekskluzive: Incidenti gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel, kompania ajrore bullgare tregon në detaje se çfarë kishte ndodhur
Lexo po ashtu Ekskluzive: Incidenti gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel, kompania ajrore bullgare tregon në detaje se çfarë kishte ndodhur

Ndërkohë Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, përmes një njoftimi të bërë për media ka njoftuar se ka kontaktuar me zyrtarë të kompanisë ajrore ( ALK Airlines) e dhe ka kërkuar një raport të detajuar lidhur me këtë ngjarje, për hetim të mëtejmë nga ana e AAC-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori