LAJMI I FUNDIT:

Nëse e bojkotojnë 100 mijë qytetarë, regjistrimi në Maqedoni do të shpallet jo relevant

Nëse e bojkotojnë 100 mijë qytetarë, regjistrimi në Maqedoni do të shpallet jo relevant

Enti Shtetëror për Statistika thekson se nëse të paktën 100.000 qytetarë do të bojkotojnë regjistrimin vitin e ardhshëm, rezultatet nuk mund të konsiderohen si relevante. Sipas dispozitave ligjore, të gjithë qytetarët që nuk pranojnë të merren në pyetje mund të gjobiten prej 200-400 euro për person.

Enti për Statistika ka hasur në probleme me softuerin në ditën e katërt të regjistrimit të testues të kryer në 13 komuna, përpara atij real që pritet të mbahet në vitin 2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zv. drejtori Zirab Ademi tha se këto pengesa do të hiqen në mënyrë që të mos përsëriten gjatë procesit të regjistrimit të vitit të ardhshëm. Të dhënat e deritanishme tregojnë se rreth 35 përqind e banorëve të cilët kanë emigruar nuk i kanë ndryshuar adresën e jetesës në dokumentet e tyre personale.


Në regjistrimin e popullsisë që do të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, përveç banorëve rezidentë, qytetarët që jetojnë në diasporë mund të regjistrohen nga anëtarët e familjes ose personalisht me mjete elektronike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori