LAJMI I FUNDIT:

“Mendova se do të vdisnim të gjithë”, edhe një pasagjere shqiptare flet për përvojën e hidhur gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel

“Mendova se do të vdisnim të gjithë”, edhe një pasagjere shqiptare flet për përvojën e hidhur gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel

Mirjeta Basha qëndroi për dy ditë në Kosovë. Ajo që ishte planifikuar të jetë një pushim i shkurtër relaksues, përfundoi si një tmerr i vërtetë, shkruan Blick.

Gjatë kthimit për në shtëpinë e saj në Bazel të dielën, 31 vjeçarja nga Aargau përjetoi tmerrin dhe pa vdekjen me sy, bashkë me pasagjerët tjerë, transmeton Telegrafi.


“Filloi 10 minuta pasi aeroplani u ngrit në qiell”, u shpreh Basha për Blick. Krejt rastësisht aeroplani i agjencisë bullgare ALK filloi të dridhej. Dridhjet bëheshin gjithnjë e më të forta.

Pasagjeri shqiptar rrëfen tmerrin që e kishte përjetuar nga turbulenca: Rripi i sigurisë u këput dhe përplasa kokën në tavan (Video)
Lexo po ashtu Pasagjeri shqiptar rrëfen tmerrin që e kishte përjetuar nga turbulenca: Rripi i sigurisë u këput dhe përplasa kokën në tavan (Video)

“Njerëzit egërsisht brohoritnin të frikësuar për jetën e tyre, mendova se do tw vdisnim të gjithë”, ka shtuar Basha.

Ekipi në kabinën e aeroplanit tentoi që përkundër turbulencave të mëdha të qetësojnë pasagjerët. Por, për Mirjeta Bashën situata nuk ishte aspak normale. Ajo ngrit telefonin dhe filmoi horrorin e fluturimit nga vendi ku ajo po qëndronte.

Nga video e saj shihet se sa fuqishëm aeroplani i saj i tipit Boeing B737-300 dridhej. Një pasagjere që ishte duke ecur nëpër aeroplan me pije, rastësisht përplaset në dysheme teksa pijet bien mbi pasagjerët tjerë.

Në Bazel prisnin autoambulanca dhe ekipe të zjarrfikësve. Një tjetër grua e cila ishte në udhëtimin horror nga Prishtina drejt Baselit, po ashtu u shpreh në Facebook: “Gjësendet fluturonin përreth nesh, kurse rripat po këputeshin. Njerëzit ishin të lënduar dhe të tjerë të përgjakur”.

Mirjeta ndërkaq shprehet e lumtur se ka shpëtuar vetëm e shokuar dhe se tashmë mund të trajtojë veten. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori