LAJMI I FUNDIT:

Selma Blair shkurton flokët, pasi nga sëmundja filluan t’i bien

Selma Blair shkurton flokët, pasi nga sëmundja filluan t’i bien
Selma Blair (Foto: Getty Images/Instagram)

Aktorja e njohur, Selma Blair, e ka ndryshuar dukjen e saj. Ajo i ka rruar flokët, ndërsa në Instagram e ndarë një fotografi të djalit të saj, Arthur Saint Bleick, i cili shfaqet duke ia shkurtuar flokët me makinë elektrike.

Në gusht të vitit 2018, Selma u diagnostikua me sklerozë multiple, ndërsa në tetor të atij viti e bëri publik lajmin për sëmundjen e saj.


Skleroza multiple është një sëmundje demielinizuese, në të cilën janë të dëmtuar mbështjellësit e qelizave nervore në tru dhe në palcën kurrizore (medulla spinalis). Ky dëmtim e pengon aftësinë e pjesëve të sistemit nervor që të komunikojnë duke shkaktuar një varg shenjash dhe simptomash fizike, mentale dhe nganjëherë edhe probleme psikiatrike. Në simptomat specifike përfshihen problemet në shikim (nistagmus, vizion i dyfishtë, neurit optik), dobësia dhe spazmat muskulore, probleme me ndjesinë, koordinimin dhe baraspeshën, lodhje, dhimbje, vështirësi në kontrollimin e urinimit dhe defekimit, dhe shumë simptoma të tjera.


Prej se njoftoi për diagnozën, Blair ka folur haptas shpeshherë në lidhje me sëmundjen e rëndë dhe problemet me të cilat përballet.


Ajo më herët ka treguar se kanë nisur t’i bien flokët dhe qerpikët, ndërsa tash ka vendosur t’i shkurtojë flokët e saj duke bërë një ndryshim të madh në dukje. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BytK0sTnRAG/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë

Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë

Magazina

"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?

Magazina
Kalo në kategori