LAJMI I FUNDIT:

Publikohet thirrja për pushime pa pagesë për punëtorët me të ardhura të ulëta në Maqedoni

Publikohet thirrja për pushime pa pagesë për punëtorët me të ardhura të ulëta në Maqedoni

Punëtorët të cilët të ardhurat mujore nuk i kanë më të mëdha se 22 mijë denarë, prej sot deri më 30 gusht mund të aplikojnë në thirrjen publike që e ka publikuar Ministria e Ekonomisë, për të shkuar në pushime pa pagesë.

Ministri Kreshnik Bekteshi tha se është bërë marrëveshje me 25 hotele, të cilët do të marrin vauçerët që do t’i jep ministria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për pushimet pa pagesë për punëtorët janë paraparë rreth 20 milionë denarë, me të cilat mbi 1200 punëtorë me të ardhura të ulëta do të mund të shkojnë në pushime me familjarët e tyre”, tha Bekteshi.


Ai tha se lista e hoteleve në Strugë, Ohër, Kodër të Diellit, Berovë, Dojran Dhe Prespë, me të cilët është nënshkruar marrëveshje mund të gjendet në faqen e ministrisë, së bashku me kushtet të cilat janë të nevojshme për aplikim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori