Këto dama tani për tani ‘notojnë’ mirë, përkatësisht kanë navigacion të mirë i cili nuk e humb drejtimin, as përqendrimin në punë
Nga njëra anë, duhet patjetër ta pranojmë që profesioni i manekines gjithsesi ka momente glamuroze – merrni veshje me nënshkrimin e kreatorëve më të mirë, vizitoni ahengjet më spektakolare, njihni shumë personalitete të famshme, hyni pa pritur në radhë në klube, restorante, mirëpo nuk është edhe ashtu çdo gjë përrallore dhe e shkëlqyeshme, dhe pas gjithë kësaj është një punë shumë e mundimshme shumëvjeçare (pos për Kendallin), transmeton Telegrafi.
Të inspiruara me suksesin e manekineve të reja, gazetarët e gazetës Huffington Post gjatë javës së modës të Nju-Jorkut kanë biseduar me tri manekine të reja: Gigin, Malikën dhe Sarën, me qëllimin që të mësojnë cili është ajo këshillë që vajzat kanë dëshiruar ta dëgjojnë para fillimit të karrierës.
Përkatësisht, çfarë domethënie do të kushte po ta kishin dëgjuar:
Gigi Hadid: “Të jesh besnike ndaj vetes dhe të përpiqesh që gjithmonë të jesh natyrale, e relaksuar kur je në ndonjë xhirim, revy. Vetëm kështu mund të arrish ta bësh punën siç duhet, përkatësisht në mënyrë cilësore”.
Sara Sampaio: “Mos e merr asgjë me zemër, personale. Kur të kritikojnë, shikoje atë si kritikë konstruktive, si këshillë se si të bëhesh e mirë. Natyrisht, nëse kritika është meritore. Kjo është punë e vrazhdë në të cilën notojnë ‘peshkaqenë’ të ndryshëm të cilët do të dëshirojnë të të hanë. A mund t’i lejosh që të hanë, apo ti t’i hash ata”.
Malaika Firth: ”Do të dëshiroja që të ma kishte thënë dikush sa kohë do të kaloja duke pritur. Duke pritur aeroplanin, duke pritur të fillojë kastingu që të më bëjnë grimin. Prandaj, mos prisni që çfarëdo qoftë në këtë punë ta bëni në çast, në sekondë. Ngadalë do të mësoheni, mirëpo kini parasysh që kjo është puna e cila okupon gjithë kohën tuaj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje