Marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri duket se nuk janë në ditët më të mira. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka i bëri thirrje qeverisë së Shqipërisë të eliminojë sa më parë barrierat dhe burokracitë dhe të krijojë një ekonomi kombëtare.
Sipas Jakës nëse nuk do merren masa të menjëhershme kjo do dëmtojë eksportet shqiptare pasi edhe Kosova do të krijoj të njëjtat barriera.
Edhe pse eksportet drejt Kosovës kanë njohur një rritje të ndjeshme me rreth 52% gjatë 4 muajve të këtij viti barrierat po e vendosin në pikëpyetje bashkëpunimin ekonomik. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka i kërkoi qeverisë të reagojë sa më parë dhe të heqë barrierat që rrezikojnë tregtinë midis dy vendeve.
“Tani kërkojmë heqjen e terminalit, heqjen e skanimit, njohjen e certifikatave fitosanitare dhe zgjidhjen problematikave që kanë të bëjnë me shkëmbimit tregtare mes vendeve tona për produkte të ndryshme, të cilat cenojnë rëndë qarkullimin ekonomik ndërmjet vendeve tona. Ndërkohë që jemi shumë mbrapa me një ekonomi kombëtare, pra sepse ne duhet të kemi një plan kombëtar ekonomik, duke futur mundësisht edhe pjesën e Maqedonisë së Veriut”, tha ai.
Sipas Jakës nëse nuk merren masa sa më para Kosova do të vendosë të njëjtat tarifa ndaj biznesit shqiptar dhe kjo do dëmtonte eksportet.
“Një ndër problemet më të mëdhaja sot në eksportet shqiptare është rënia e Euros. Ndërkohë nëse do të kemi edhe një problem tjetër me Kosovën për reciprocitet për problematikën që trajton Kosova do të thotë që eksportet shqiptare do të njohin tkurrje të ndjeshme, që do të vendos ndërmarrjet e vendit në vështirësi financiare”, tha Jaka.
Duke qenë se jemi në sezon turistik dhe peshën më të madhe në vend e mbajnë Kosovarët kreu i dhomës së tregtisë bëri apel për lehtësi qarkullimi.
“Të përmirësojmë klimën dhe kushtet për të bërë ekonomi dhe qarkullim tregtar ndërmjet vendeve tona dhe të lehtësojmë maksimalisht qarkullimin e udhëtarëve në sezonin turistik, pse jo të heqim edhe traun midis Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ai pwr Ora News.
Eksportet made in Albania kanë shënuar rënie në total, por tregtia me Kosovën rezulton të jetë rritur me rreth 100 mln euro brenda katër viteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit