Vapa rrit numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë në Qendrën Emergjente të QKUK
Ngritja e temperaturave ka shtuar pacientet në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani tregon se brenda 24 orëve trajtojnë rreth 320 pacientë.
Ndërsa ditët e fundit, ky numër është rritur deri në 10 për qind për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë në vendin tonë.
“Këto ditë ky numër ka arritur të jetë më i madh. Nga përqindja sillen 5 deri në 10 përqind janë ata të sëmurë që kërkojnë ndihmë mjekësore emergjente për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të temperaturave të cilat mundë të ndikojnë në gjendjen e tyre shëndetësore”, tha Lenjani, për Ekonomia Online.
Lenjani shtoi se kategoria më e rrezikuar janë të sëmurët me sëmundjet kronike, personat që kanë pasur goditje në tru dhe të sëmurët me epilepsi dhe hipertension.
“Kategoria ma e rrezikuar janë personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike që më parë kanë pasur goditje në tru sëmundje epileptike nga sëmundjet e zemrës si goditja në zemër, nga çrregullimet e ritmit të zemrës nga sëmundjet e gjakut hipertensioni nga sëmundjet metabolike nga sëmundjet”, tha Lenjani.
Ai apeloi tek pacientët më këto lloj të problemeve shëndetësore, të mos i ekspozohen rrezeve të diellit nga ora 11 deri në orën 17, pasi mund të ndikojë në përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore.
“Zakonisht personat të cilët kanë probleme me sëmundjet kronike nga ora 11 deri në orën 17 fare nuk duhen ti ekspozohen sëmundjeve të diellit për shkak se rrezet e diellit këtë periudhë kohore kanë ndikim negativ në gjendjen e tyre shëndetësore, e sidomos për personat të cilët kanë pas goditje në tru, goditje në zemër apo sëmundje epileptike kronike mundë t’i riaktualizojë problemet shëndetësore”, tha ai.
Lenjani jep edhe këshilla për këtë kategori të pacienteve të cilët doemos duhet t’u përmbahen.
“Personat të cilët janë me sëmundje kronike është mirë të konsultohen me mjekun familjar, të marrin me rregull hapat e përshkruar nga mjeku i tyre, apo nga mjeku specialist, të marrin sasi të mjaftueshme të ushqimit, ushqim i pasur me vitamina me lëngje që brenda 24 orëve të marrin deri në 2 litra”, tha Lenjani.
Sa i përket kapacitetit dhe mundësisë që i posedon Klinika Emergjente për përballimin e fluksit të mundshëm të pacienteve, Lenjani thotë se tashmë janë mësuar me këto kushte dhe se nuk kanë ndonjë problem të theksuar.
Por apeloi tek qendrat e mjekësive familjare dhe spitaleve rajonale që të mos referojnë pacientë që nuk janë të natyrës emergjente.
“Klinika Emergjente nuk është hera e parë që ballafaqohet me probleme të tilla përkundër kësaj edhe nivelet e gatishmërisë të qendrës së mjekësisë familjare dhe spitaleve regjionale ne jemi dakordua vetëm për ato raste të cilat kanë komprometim të shenjave jetësore dhe përkeqim dhe gjendje të tyre të cilat nuk mund të menaxhohen në institucionet e tyre mundë të dërgohen”, përfundoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025