Të rinjtë e Kosovës kanë kapacitete dhe përkushtim për të çuar përpara çështje të rëndësishme që janë në interes të vendit. Atyre u nevojitet mbështetje institucionale për kauzat e tyre, dhe krijimi i mundësive për një perspektivë më të mirë në vend.
Kështu u tha me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, me ç’rast u vlerësua se të rinjtë e vendit janë të gatshëm të punojnë vullnetarisht për mirëqenien e shoqërisë.
Në një organizim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për shënimin e këtij jubileu, ministri Kujtim Gashi, tha se Kuvendi i të Rinjve të Kosovës është aleat i ministrisë të cilën ai e drejton.
Gashi tha se ka një numër të madh të projekteve për të cilat bashkëpunojnë me Kuvendin e të Rinjve. Duke folur për rëndësinë e ligjit të ri për të rinjtë, ai tha se janë të interesuar që praktikën e të rinjve ta bëjnë që të njihet si përvoje pune.
Sipas tij, është shumë me rëndësi që organizatat rinore të kenë qëndrueshmëri.
“Për mua dhe për institucionet e Kosovës është shumë me rëndësi që të kemi mekanizma të tillë, të kontribuojmë në fuqizimin e të rinjve në vendimmarrje dhe në të gjithë sektorët ku ata janë pjesë. Dhe, ajo që është me rëndësi sot, Kuvendi i të rinjve, është një aleat, një partner i fuqishëm i MKRS-së, edhe në hartimin e dokumenteve, strategjive dhe në të njëjtën kohë të realizimit të projekteve”, tha Gashi.
Kryetari i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, Kastriot Luma, tha se ky 10 vjetor i gjen me 20 degë të themeluara, dhe me disa projekte në implementim.
Ai tha se krijimi i një qytetarie aktive do të bënte që të rinjtë të kenë një rol shumë të rëndësishme.
Ai kërkoi mbështetjen e institucioneve të Kosovës për të rinjtë e vendit. Teksa e quajti të mirëseardhur iniciativën e ministrit Kujtim Gashi për plotësim-ndryshimin e ligjit për të rinjtë.
“Ky është momenti kur vendi ynë Kosova, ka më së shumti nevojë për ne. Në një moment si ky, çdo barrë bie mbi ne, mbi rininë e këtij vendi, mbi 50 për qind të popullsisë. Nëse me të vërtetë duam të kontribuojmë, atëherë kemi disa mënyra. Një ndër këto mënyra është dhe të cilën dimë ta bëjmë më së miri kjo gjeneratë, është angazhimi ynë përmes vullnetarizmit”, tha ai.
Deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, tha se rinia duhet të angazhohet me përkushtim dhe punë, që si kategoria me e margjinalizuar të zënë vendin që u takon.
Ai tha se ndryshe, as përparimi shoqëror nuk do të jetë aty ku duhet të jetë.
Kurteshi porositi të rinjtë që të kërkojnë perspektiven brenda vendit, e të mos ikin në vende tjera. Sipas tij, për këtë nevojitet angazhim i përbashkët në mënyrë që të krijohen kushte për një jetë më të mirë për te rinjtë e vendit.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, u shpreh se aktivizimi i të rinjve kosovarë nuk ka munguar asnjëherë.
“Mendoj se më shumë paraqitni ju aktivitete sesa Kuvendi dhe qeveria bashkërisht. Kështu që u jam mirënjohës udhëheqësve tuaj, me gjithë juve bashkërisht, institucioneve, ministrit që e kemi këtu , kryetari e komisionit për Arsim dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët sadopak gjejnë kohë dhe mundësitë që të ju dëgjojmë juve në hallet dhe kërkesat që i paraqitni para institucioneve të Kosovës”, tha Zemaj.
Ky aktivitet në kuadër të shënimit të 10 vjetorit të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës u mbajt në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria shqiptare miraton planin e sigurisë për kultivimin e kanabisit mjekësor
Punonjësit e policisë gjetën një vajzë 14-vjeçare nga Karposhi, të cilën e kërkonin prej tre muajsh
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?