LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për kaçanikasin që mbolli hashash në ballkon

Kërkohet paraburgim për kaçanikasin që mbolli hashash në ballkon

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.P., nga  Kaçaniku.

Sepse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ballkonin e shtëpisë së tij, në katin e dytë ka kultivuar bimë narkotike të llojit Canabis Sativa të cilat kishin arritur gjatësinë 10-15 cm, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Me këtë rast i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”