LAJMI I FUNDIT:

​Vdekja e 27-vjeçarit në burg, reagon KMDLNJ

​Vdekja e 27-vjeçarit në burg, reagon KMDLNJ
Burgu i Dubravës /Foto: Ridvan Slivova

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një komunikate ka reaguar në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit me inicialet A.A, sot në burgun e Dubravës.

Sipas KMDLNJ-së, shtetasi shqiptar A.A sot në orën 9:15 është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga shokët e dhomës që ishin kthyer nga shëtitja e që i ndjeri nuk kishte dalë në shëtitje.

“Personeli mjekësor i Burgut të Dubravës ka bërë përpjekje t’i ofrojë ndihmën e parë mirëpo për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës ku edhe është konstatuar vdekja”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së, transmeton Telegrafi.


“KMDLNj thellësisht është shqetësuar me vdekjen e personave të privuar nga liria gjatë vuajtjes së dënimit dhe kërkon intervenim urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje cilësore dhe efektive e shëndetit dhe jetës së personave të privuar nga liria”.

“KMDLNj është njoftuar për terapinë që e ka përdorur i ndjeri A.A dhe që mund të jetë edhe shkaktare për vdekjen e tij prandaj kërkon nga drejtësia e burgjeve të përforcojë kontrollet në mënyrë që të eliminohen gjësendet e ndaluara. I ndjeri A.A ka vdekur 12 ditë pasi ka filluar vuajtjen e dënimit dhe sipas KMDLNJ –së nuk ka pasur histori të një sëmundjeje të rëndë e që ka shkaktuar vdekjen e shpejtë”, thuhet në reagim.

KMDLNj më tutje ka kërkuar që të përforcohet profesionalisht edhe materialisht Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve që të evitohen këso raste në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori