LAJMI I FUNDIT:

“Dezinformimi në Sferën Online”: Si “Sputnik” u bë pjesë e një rrjeti dezinformues në Bosnjë dhe Hercegovinë

“Dezinformimi në Sferën Online”: Si “Sputnik” u bë pjesë e një rrjeti dezinformues në Bosnjë dhe Hercegovinë

Edhe pse shumica e burimeve të dezinformimit politik në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH) janë mediat lokale, një rrjet i madh dezinformatash formohet nga një numër i mediave nga vendet fqinje, potencialisht të përdorura nga aktorë të huaj politikë.

Dhe edicioni serb i Sputnik është e vetmja media në pronësi të huaj në këtë qendër.


Kështu shkruan portali euvsdisinfo.eu, duke u thirrur në gjetjet e një raporti të publikuar kohët e fundit, të quajtur “Dezinformimi në Sferën Online: Rasti i BeH”, i përgatitur nga platforma ndërkombëtare e njohjes së fakteve “Raskrinkavanje“.

Kështu, siç thuhet tutje, përcjell Telegrafi, Sputnik është e vetmja media me një prani në këtë rrjet, e cila është në pronësi të një aktori shtetëror jashtë rajonit, duke u paraqitur atje përmes Sputnik Srbija në gjuhën serbe.

Media gjithashtu ofron transmetimet e tij radiofonike në gjuhën lokale në disa radio stacione nga Serbia dhe BeH, dhe ka një media sociale jo pak të fuqishme.

Siç bëhet e ditur tutje, gjatë një viti të mbuluar nga ky hulumtim, “Raskrinkavanje” ka shënuar Sputnikin 36 herë për dezinformata të botuara në 16 artikuj.

Kjo dhe raportet e mëparshme të “Raskrinkave” zbuluan se artikujt e Sputnik për BeH kanë një paragjykim të qartë.

Analiza “Raskrinkavanje” tregoi gjithashtu se Sputnik de fakto ka vepruar si prizë e fushatës për [Milorad] Dodik para zgjedhjeve të vitit 2018, përcjell Telegrafi.

Kundërshtarët e tij u etiketuan si “kukulla” të aktorëve të huaj dhe/ose të implikuar në disa teori konspiracionesh rreth planeve të “grushtit të shtetit”, të planifikuara nga vendet e BE-së apo NATO-s.

Disa vende të BE-së, si dhe NATO-ja – me theks të veçantë në këto të fundit – u paraqitën në këto rrëfime si një kërcënim për serbët, Republikën Srpska, ose Milorad Dodikun në veçanti, ka gjetur raporti.

Analiza e algoritmeve zbuloi më tutje se Sputnik dhe RTRS, transmetuesi publik në Republika Srpska, paraqiten si lidhësit kryesorë ndërmjet mediave në Serbi dhe mediave në BeH në këtë rrjet të dezinformatave, duke siguruar prova shtesë për ndikimin e këtij mediumi në politikën lokale.

Sipas hulumtimit, Sputnik gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në formësimin e narrativave rreth “Perëndimi kundër Rusisë”, të cilat shpesh përforcohen nga mediat e tjera që shfaqen në këtë rrjet të dezinformatave, si nga Serbia dhe nga Republika Srpska. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori