LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez tregon se çfarë i përshpëriti Bill Murray në Kanë

Selena Gomez tregon se çfarë i përshpëriti Bill Murray në Kanë
Selena Gomez dhe Bill Murray (Foto: Getty Images/Guliver)

Selena Gomez ka folur se si aktori Bill Murray u bë viral në tepihun e kuq për shkak të imazhit me këngëtaren në festivalin e Filmit në Kanë.

Aktorja dhe këngëtarja ishte e ftuar në Tonight Show të enjten me Jimmy Fallon, derisa ka treguar se çfarë i ka pëshpëritur Murray në Kanë.


“Ai po thoshte disa gjëra të kota. Ai thoshte që do të donte të mbështetej dhe do të thoshte ‘Dukesh mrekullueshëm sonte’. Më pas ai do të donte të fliste shumë seriozisht dhe do të thoshte ‘Prej nga je?’”.

“Unë thjesht po rrija aty dhe po përpiqesha ta mbaja ekulibrin. Ishte në rregull. Ai ishte gjithmonë kështu, madje në konferencat për media ai më godiste me gjëra të ndryshme. Bill është shumë argëtues – është si një fëmijë i rritur”, ka thënë ajo për Jimmy Fallon.

Ndërkaq, edhe Bill Murray pas paraqitjes së tij në tapetin e kuq, është pyetur se çfarë i ka thënë në vesh koleges së tij Selena Gomez.

“Nuk e mbaj mend se çfarë i kam thënë. Po përpiqesha që t’ia lehtësoja situatën. Më pëlqen vërtetë ajo. Selena Gomez është jashtëzakonisht e mençur. Ajo është shumë e dashur dhe natyrale”, ka thënë ai për Vanity Fair.

Ai madje ka thënë për revistën “People” se do të donte që nëna e tij ta takonte atë. “Nëse nëna ime do të ishte akoma gjallë, do të doja që ta takonte. Nënë, do të doja që ta takoje Selenën”, vazhdon më tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori