LAJMI I FUNDIT:

Toronto Raptors kampion i NBA për herë të parë në histori të klubit

Toronto Raptors kampion i NBA për herë të parë në histori të klubit
Toronto Raptors. (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)

Liga më e fortë e basketbollit botëror NBA ka kampionin e ri.

Është skuadra kanadeze Toronto Raptors që ka thyer të gjitha parashikimet për ta fituar titullin e sivjetmë.


Raptors kanë shkruar histori, pasi ky është titulli i parë i tyre në NBA.

Të udhëhequr nga Kawhi Leonard, Raptors befasuan kampionin e vitit të kaluar Golden State Warriors duke e mposhtur 4-2, pas gjashtë finaleve spektakolare.

Ndeshja e gjashtë u zhvillua në shtëpinë e Warriors, Oracle Arena, por kjo nuk e pengoi Raptors ta zhvilloj një ndeshje të madhe për ta marrë fitoren me katër pikë diferencë 114:110.

Pascal Siakam dhe Kyle Lowry ishin më të mirët në këtë takim pasi shënuan nga 26 pikë.

Ndërkohë dyshja tjetër, Kawhi Leonard dhe Fred VanVleet kontribuan me nga 22 pikë të tjera.

Klay Thompson me 30 pikë si dhe Andre Igoudala me 22 tjera ishin më efikasit tek Warriors.

Për Toronton kjo ishte arritja e parë në një finale të NBA dhe njëkohësisht triumfi i parë.

Rrugën deri në finale Raptors e kaluan duke eliminuar skuadrat si Orlando Magic, Philadelphia 76ers si dhe Milwaukee Bucks. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori