LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i nëndegës së LDK-së në ‘Mati 1’ flet për përplasjen: Këtë po e bëjnë ata që nuk ia duan të mirën LDK-së

Kryetari i nëndegës së LDK-së në ‘Mati 1’ flet për përplasjen: Këtë po e bëjnë ata që nuk ia duan të mirën LDK-së

Kryetari i nëndegës së LDK-së në “Mati 1” në Prishtinë, Avdi Pireva, ka hedhur poshtë lajmet se në këtë nëndegë ka pasur përleshje mes aktivistëve.

Në një deklaratë për Telegrafin, Pireva ka thënë se nuk ka pasur asnjë përleshje.


“Nuk është e vërtetë se ka pasur përleshje. Ka pasur tentim për t’u futur brenda njerëz që nuk i kanë pasur emrat në listat për delegat, dhe ata normal nuk lejohen me u fut brenda. Tre apo katër prej tyre kanë qenë që i kanë pasur emrat në këto lista të delegatëve, dhe i kemi lejuar me u fut brenda, dhe kur e kanë parë që ata janë pakicë kanë dal jashtë, e kanë lëshuar Kuvendin”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se për këtë ka thirrur edhe Policinë e Kosovës.

“Kemi pasur edhe Policinë e Kosovës, i kam njoftuar me kohë, dhe kanë arritur në mbështetje të procesit, për shkak se nëpër Kuvendet e ndryshme po ka grupe jo formale që po duan të futen brenda pa qenë në lista, dhe me shkaktuar probleme e incidente. Kështu që unë si kryetar kam ndërmarr masa duke i ftuar policinë e Kosovës që të jenë prezent diku ne afërsi aty”, ka deklaruar ai.

Pireva ka thënë se këto gjëra po i bëjnë ata që nuk ia duan të mirën LDK-së.

“Kuvendi ka rrjedhur me të gjitha procedurat që i kërkon statuti dhe rregullorja e LDK-së. Edhe kuvendet e nëndegëve i kanë përfillur të gjitha ato pika të rregullores, dhe kuvendi ka pasur rrjedhë normale. Këtë po e bëjnë ata që nuk po ia douan të mirën LDK-së. Sa i përket kandidatëve kemi thënë që dega e tretë ende nuk ka kandidatë zyrtar sepse duhet të kryhet cikli i zgjedhjeve nëpër nëndegë. Kjo ka qenë nëndega e tetë, ndërsa gjithsej janë nëntë nëndegë dhe, edhe një është të Dielen dhe gjithsej përmbyllet cikli”, është shprehur ai.

Përplasje verbale në LDK mes përkrahësve të Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit (Video)
Lexo po ashtu Përplasje verbale në LDK mes përkrahësve të Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit (Video)

Ndryshe është raportuar se përplasja verbale dhe fizike ka ndodhur sot në mes aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në nëndegën “Mati 1” në Prishtinë.

Në përplasje janë përfshi përkrahësit e ish-ministrit Arban Abrashi dhe kryetarit të Degës III, Hazir Borovcit, pasi që të dytë pretendojnë pozitën e parë të Degës së III të LDK-së, e njohur si Dega e Ibrahim Rugovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori