Mbledhja familjare në një restorant të familjes Alioski sot në Prilep u shndërrua në një makth, dhe vetëm sepse Ezxhan Alioski dhe të dashurit e tij flisnin në gjuhën shqipe, në gjuhën e tyre amtare.
Ezxhan Alioski, lojtari i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut dhe një nga lojtarët më të mirë që luajtën kundër Polonisë dhe Austrisë edhe atë duke qenë i dëmtuar, sot e përjetoi shumë keq në Prilep.
Në të vërtetë, siç thotë vetë ai, ndërsa ai ishte në një restorant së bashku me familjen e tij, iu është “lutur” që të ngrihet dhe të largohej, ndërsa arsyeja ishte vetëm pse ai foli me të dashurit e tij në gjuhën shqipe, gjuhën të cilën flet ai. Me të vërtetë është e turpshme dhe për ta gjykuar.
“Jam shumë i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë jam duke luajtur për ekipin e Maqedonisë, unë vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë përfaqësuese, ndërsa ja se çka përjetoj këtu. Kur fola me të dashurit e mi në gjuhën amtare, edhe pse nuk e fsheh që jam shqiptar, një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse e dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam fjalë, nuk ja dua askujt këtë”, tha Alioski i zemëruar dhe i revoltuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit