LAJMI I FUNDIT:

Facebook do t’i paguajë njerëzit për informacionet se si e përdorin telefonin

Facebook do t’i paguajë njerëzit për informacionet se si e përdorin telefonin

Aplikacioni më i fundit i Facebook ka për synim të gjurmojë mënyrën se si përdoruesit përdorin telefonat e tyre dhe për këtë informacion do të ofrojë një kompensim monetar.

Studimi është një kërkesë e re e kërkimit të marketingut që regjistron sjelljen e gjerë të përdoruesve, duke përfshirë aplikacionet e instaluara, kohën e përdorimit, vendndodhjen, pajisjen dhe rrjetin.


Facebook pretendon se do të përdorë informacionin për të mësuar se cilat aplikacione preferon përdoruesi, në mënyrë që të përmirësojë produktet e tyre.

Kur vjen puna te privatësia, Facebook zotohet se nuk do të mbledhë përmbajtje përdoruesi, fjalëkalime dhe mesazhe, dhe se këto të dhëna nuk do të arrijnë te pala e tretë.

Për të rekrutuar përdoruesit, Facebook do të lansojë reklama të reja, të cilat do t’i kërkojnë përdoruesit për të verifikuar moshën dhe informacione të tjera personale. Pas verifikimit të këtij informacioni, Facebook do të lejojë përdoruesin të shkarkojë aplikacionin Study dhe të hyjë në të dhënat e tyre.

Gjatë procesit të konfigurimit, aplikacioni përsëri tregon se cilat të dhëna janë mbledhur dhe se si do të përdoret. Pjesëmarrësit do të duhet të japin informacion rreth llogarisë së tyre PayPal, nëpërmjet të cilës do të kryejë kompania.

Për të filluar, Study do të mbetet ekskluziv për përdoruesit e Android në SHBA dhe Indi, dhe kur reklamimi do të përmirësohet, ai do të zgjerohet në më shumë vende. /kp/Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë

Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë

Teknologji
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori