LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Gjeneral John Boyd është njeriu i Kosovës dhe vendi ynë tashmë është shtëpia e tij e dytë

Haradinaj: Gjeneral John Boyd është njeriu i Kosovës dhe vendi ynë tashmë është shtëpia e tij e dytë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dhënë lamtumirën Gjeneralit John C. Boyd.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Gjeneral John C. Boyd është njeriu i Kosovës dhe Kosova tashmë është shtëpia e tij e dytë.

“Gjeneral John C. Boyd është njeriu i Kosovës dhe Kosova tashmë është shtëpia e tij e dytë. Sonte, në pritjen lamtumirës për gjeneralin Boyd organizuar nga komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, nderuam shërbimin e tij unik për paqe e siguri për vendin tonë duke u shndërruar në një inspirim të madh.
Faleminderit Gjeneral”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj./Telegrafi/