Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk e ka kaluar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2019, pasi deputetet kanë vlerësuar se raporti nuk ka përfshirë të gjithë analizën e shpenzimeve.
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se në këtë tre mujor kuvendi ka shpenzuar 2 milionë e 200 mijë euro për mallra dhe shërbime.
“Për tre mujorin e parë, Kuvendi ka shpenzuar 2 milionë e 200 mijë euro për mallra dhe shërbime. 1 milion e 575 mijë ka shpenzuar për paga ose 48.40 për qind e buxhetit. Shërbime komunale 82 mijë”, tha Krasniqi.
Kryetari i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku, tha se stafi politik që janë këshilltarët e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë shpenzuar nëpër udhëtime zyrtare proporcionalisht sa deputetët.
Duke iu referuar raportit, Abdixhiku tha se Veseli vetëm në një udhëtim në SHBA ka shpenzuar mbi 21 mijë euro, duke u paguar një dhomë hoteli 600 dollarë. Ai ka ftuar që të kursehet në këtë aspekt.
Me këtë mendim u pajtua edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila tha se buxheti i Kosovës po shpenzohet për luks të qeveritarëve.
Shpenzimet e Kuvendit të Kosovës i ka arsyetuar deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj, e cila tha se Kuvendi i Kosovës ka më shumë nevojë për udhëtime për të promovuar punën e vendit dhe këto udhëtime është mirë të shihen me pozitivitet dhe jo me një qasje të tillë.
Komisioni ka diskutuar edhe për raportin vjetori të Zyrës së auditorit ku ka raportuar kryeshefi Besnik Osmani dhe ky raport u votua nga anëtarët e këtij komisioni.
Aktualisht është duke raportuar menaxhmeti i RTK-së lidhur me shpenzimet e Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2018. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rritja e pagave në sektorin publik - Murati tregon se nga sa do të përfitojnë policët, mësuesit, zjarrfikësit dhe të tjerët
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?