Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë, e organizuar si pjesë e ngjarjeve që shënojnë 20 vjetorin e vendosjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe njëkohësisht duke shënuar Ditën e Çlirimit, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mbajti fjalë rasti, ku theksoi kontributin e panelistëve, të cilët kanë qenë të palëkundur në politikat, iniciativat, si dhe hulumtimet dhe analizat për të kuptuar faktorët që e bëjnë paqen, brishtësinë e paqes dhe kushtet për qëndrueshmërinë e saj.
Sipas njoftimit për media, ministrja Hoxha theksoi se Kosova është vend që punon çdo ditë për të forcuar demokracinë, për të mbështetur të drejtat e njeriut dhe shpresojmë se së shpejti do të bëhemi anëtare e barabartë e BE-së dhe NATO-s, me aleatët tanë, të cilët e bënë të mundur këtë progres. Ajo potencoi rëndësinë e personaliteteve tashmë historike për Kosovën si Presidenti Klinton, Zonja Albright, Gjenerali Klark e shumë të tjerë, për të cilët ceku se Kosova do të jetë përherë mirënjohëse.
“E ardhmja jonë është brenda BE-së dhe NATO-s. Integrimi ynë brenda këtyre aleancave është shpresa më e mirë për paqe të qëndrueshme jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin”, theksoi ajo duke shtuar se dialogu mbetet e vetmja rrugë praktike e veprimit që do të na çojë drejt paqes së qëndrueshme.
“Sigurisht, BE do të ketë rolin udhëheqës, por partnerët tanë transatlantikë duhet të jenë të unifikuar në qëllimet dhe objektivat e tyre për rajonin. Nëse qëllimi është paqja e qëndrueshme, atëherë përafrimi i këtyre përpjekjeve mbetet çelësi. Sfidë për ne mbetet edhe mungesa e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës për të udhëtuar në vendet anëtare të BE dhe vendet e zonës Shengen. Komisioni Evropian konfirmoi se ne kemi plotësuar të gjitha kriteret e vendosura për ne. Qytetarët tanë ende nuk gëzojnë të drejtën e barabartë për të lëvizur lirshëm. Kjo qasje është e pajustifikuar dhe është e dëmshme nga perspektiva pragmatike”, ka thënë Hoxha.
Zbatimi i reformave na sjell më afër BE-së, por më e rëndësishmja, do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, potencoi Ministrja Dhurata Hoxha duke shtuar se duhet të gjejmë mënyra si vende të rajonit për të forcuar bashkëpunimin dhe për të realizuar synimet e përbashkëta për paqen, paqen e qëndrueshme.
Sipas njoftimit Në këtë konferencë të organizuar nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, po marrin pjesë znj. Atifete Jahjaga, Gjenerali Wesley Clark, William Walker, znj. Edita Tahiri, Dr. Andrew Michta, Xavier de Marnhac, Stjepan Mesiq, Gjenerali Timothy Orr, Dr. Daniel Serwer, Edit Harxhi, Valbona Zeneli, Florian Qehaja dhe personalitete tjera të fushës së sigurisë. Ndërsa me video mesazh, konferencës do t’i drejtohen znj. Hilary Klinton dhe Toni Bler./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë