LAJMI I FUNDIT:

Tortë e shijshme dhe e shpejtë me çokollatë të bardhë dhe dredhëza

Tortë e shijshme dhe e shpejtë me çokollatë të bardhë dhe dredhëza

Kjo tortë përgatitet shpejt dhe nuk piqet, por është shumë e shijshme

Përbërësit:

– 6 të verdhë të vezëve,
– 250 g sheqer,
– 250 g dredhëza,
– 750 ml ajkë të ëmbël,
– 250 g çokollatë të bardhë.


Përgatitja:

Tundni të verdhët e vezëve dhe sheqerin dhe kur përbërja të bëhet shkumëzuese, zieni në avull.

Përzieni derisa të bëhet krematoze. Ajkën e ëmbël tundeni dhe qiteni në përbërjen e të verdhëve të vezëve.

Përzieni dhe shtypni dredhëzat. Qiteni përbërjen në kallpë për tortë.

Futeni në frigorifer me ngrirje të thellë gjatë gjithë natës.

Në mëngjes shkrini çokollatën e bardhë në avull apo në furrë mikrovale dhe pastaj ftoheni pak.

Qiteni sipër tortës dhe lëreni edhe pesë minuta në frigorifer me ngrirje të thellë.

Nxirreni nga kallëpi dhe zbukurojeni sipas dëshirës.

Kënaquni, – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Makarona me salcë

Makarona me salcë

Kuzhina
Kalo në kategori