LAJMI I FUNDIT:

Monika Kryemadhi: Nesër Ramës do t’i heqim prizën

Monika Kryemadhi: Nesër Ramës do t’i heqim prizën

E sapo kthyer nga një operacion i vështirë në Itali, siç vetë ajo e cilësoi, Monika Kryemadhi në takimin me strukturat e LSI-së Tiranë nuk harroi të falënderojë është njëherë të gjithë ata që e mbështetën në fitimin e kësaj beteje. Sa i përket protestës, Kryemadhi tha se nesër Ramës do t’i hiqet priza.

“Ne e kemi vendosur, do ja heqim prizën. Nuk ka më asnjë moment dhe asnjë kompromis me një njeri i cili jo vetëm që ka punuar dhe po punon për grupin e tij të klientëve prej pesë vetash, por përkundrazi ka varfëruar shqiptarët. Nuk ka kompromis me askënd i cili jo vetëm që premtoi 300 mijë vende të reja pune, por largoi 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria.

I cili rriti taksat, rriti çmimin e energjisë elektrike, rriti faturën e ujit, rriti koston e jetesës për shqiptarët, ndërsa rrogat përkundrazi i la aty ku ishin, duke zhvlerësuar lekun shqiptar dhe duke u krijuar shqiptarëve një pasiguri shoqërore, ekonomike dhe duke mos iu garantuar atyre të ardhmen e fëmijëve.


Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, të gjithë vajzave shqiptarë dhe nënave shqiptare që nesër të jemi në protestë. Kushdo nga ne që bën kompromis në kurriz të të ardhmes së shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre, nuk do të jetë gjë tjetër veçse tradhti kombëtare.Vetëm një protestë madhështore do të jetë goditja më e madhe për fytyrën e krimit të organizuar dhe emrin e krimit të organizuar që është Edi Rama”, tha Monika Kryemadhi./Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori