LAJMI I FUNDIT:

Alban Ramosaj del kundër fushatës së shkrimeve në kartëmonedha: Nga kjo lojë do të lindë një problem

Alban Ramosaj del kundër fushatës së shkrimeve në kartëmonedha: Nga kjo lojë do të lindë një problem
Foto: Alban Ramosaj/InstaStory

Së fundmi në rrjetet sociale në Serbi, siç raportojnë mediat serbe, ka filluar një aksion për “kthimin e Kosovës në Serbi, nëpërmjet rrugës paqësore”, e që po zbatohet duke shkruar në kartëmonedhat e valutave të huaja, euro dhe dollarë, mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Një fushatë e tillë është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, dhe tashmë prej ditësh ka filluar edhe raportimi i shqiptarëve ndaj kësaj faqe në Instagram, që po përhap një propagandë të tillë.

https://www.instagram.com/p/BxKhzPdpcfS/


Edhe shqiptarët kanë filluar shpërndarjen e një hashtagu “Kosova është e bukur”, duke shkruar një gjë të tillë në kartëmonedhat vendore.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E kundër kësaj fushate duket se ka dalë këngëtari i njohur kosovar, Alban Ramosaj, i cili ka bërë një reagim në InstaStory.

https://www.instagram.com/p/BwkYMfDn5W2/

Ai ka rishpërndarë fotografinë me valutën 20 euro, në të cilën shkruhej: “Serbë, gjeografia nuk është atributi juaj më i mirë”.

“Jam i vetmi qe mendoj se është pak por e sigurt që nëse vazhdon kjo “loja” në kartëmonedha do lindi një problem?…. (ose zgjidhje?..tani që e mendoj?)”, ka shkruar këngëtari Alban Ramosaj.

Foto: Alban Ramosaj/InstaStory

Duk ofruar opsionet “Po” ose “Jo”, ai u ka dhënë mundësinë fansave që të shprehin mendimin e tyre nëse pajtohen me këngëtarin. /Telegrafi/