LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e Vjosa Osmanit, e deklaruar në AKK

Pasuria e Vjosa Osmanit, e deklaruar në AKK

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë publike pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në listën e pasurive të paluajtshme deputetja Osmani ka treguar se ka një banesë, vlera e së cilës në euro është 40 mijë euro, po ashtu një garazhe e cila ende është e papërfunduar por që kap shifrën 2 mijë e 500 euro. Osmani posedon edhe një parcelë toke, vlera e së cilës arrin në 38 mijë euro. Deputetja ka deklaruar edhe disa shtëpi tjera, por që janë nën pronësinë e bashkëshortit të saj, transmeton Telegrafi.


Deputetja Osmani ka rreth 48 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare.

Gjithashtu deputetja ka deklaruar se ka edhe një detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik, detyrim financiar prej 10 mijë euro.

Si deputete e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani fiton për një vit 25,714.00 euro. Po ashtu ajo ka edhe të ardhura tjera si profesoreshë në Universitetin e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori