LAJMI I FUNDIT:

O’Connell komenton shkarkimin e Sylejman Selimit dhe Bujar Nerjovaj

O’Connell komenton shkarkimin e Sylejman Selimit dhe Bujar Nerjovaj

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka komentuar dy shkarkimet e fundit të zyrtarëve të lartë në Kosovë, të cilët ishin të akuzuar për krime të rënda.

O’Connell, ka theksuar se duke pasur ministra të qeverisë që janë akuzuar apo paditur për veprimtari kriminale nuk është një situatë e mirë, transmeton Telegrafi.

Dhe se është një hap në drejtimin e duhur pasi Qeveria e Kosovës kohët e fundit shkarkoi dy zyrtarë të lartë, të cilët ishin dënuar për krime të rënda.


Në shkrimin e bërë, ambasadori ka thënë se Kosova ka ndërmarrë disa hapa të vegjël, por pozitivë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, tutje ai ka shtuar se miku i Kosovës, ashtu si dhe qytetarët kanë nevojë që kjo të bëhet një përpjekje serioze që synon gjithashtu shkelësit më të këqij.

O’Connell ka konsideruar se arrestimet janë pjesë e lehtë dhe se dënimet janë më të rëndësishme.

Theksojmë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka liruar para nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, si dhe zëvendësministrin e Administratës Publike Bujar Nerjovaj. /Telegrafi/