LAJMI I FUNDIT:

KELKRM: Maqedonia e Veriut pjesërisht i ka zbatuar rekomandimet tona

KELKRM: Maqedonia e Veriut pjesërisht i ka zbatuar rekomandimet tona

Komisioni Evropian për Luftë Kundër Racizmit dhe Mosdurimit (KELKRM) në kuadër të ciklit të pestë të monitorimit ka përditësuar procedurën për ndjekje të përkohshme, e zbatuar për dy rekomandime specifike të dhëna në raportet për Maqedoninë e Veriut.

Në raportin e 7 qershorit 2016 për Maqedoninë e Veriut, KELKRM ka rekomanduar autoritetet të fillojnë me përmbushjen e vendeve të lira të punës në zyrat e Avokatit të Popullit, me qëllim që të sigurohet niveli aduekuat i personelit. Në këtë aspekt, autoritetet është dashur të vendosin në dispozicion të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi personelin për ndihmë administrative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KELKRM ka konstatuar se edhe përkundër punësimeve, resurset njerëzore në zyrën e Avokatit të Popullit edhe më tej paraqesin problem serioz.


KELKRM në raport thekson se rekomandimet e tyre janë zbatuar pjesërisht.

Komisioni në raportin e njëjtë ka rekomanduar autoritetet të zbatojnë studim gjithëpërfshirës dhe të pavarur për gjitha format e diskriminimit të personave LGBT.

Ndërkohë, Komisioni mbledh informacione të dobishme. Bazuar në këtë informacion dhe përgjigjen e qeverisë, nxirren përfundime se si janë ndjekur rekomandimet e tij./Telegrafi/