LAJMI I FUNDIT:

Alban Ramosaj pozon gjysmë i zhveshur derisa prezanton stilin e ri të flokëve

Alban Ramosaj pozon gjysmë i zhveshur derisa prezanton stilin e ri të flokëve
Alban Ramosaj (Foto: Instagram/albanramosaj)

Alban Ramosaj njihet për paraqitjet e tij të cilat kanë bërë bujë në media. Ai para pak muajve u shfaq tërësisht i zhveshur, imazhi i të cilit u bë viral në rrjetet sociale.

Meqë është aktiv në rrjetet sociale, së fundmi në llogarinë e tij personale, Instagram, ka publikuar një fotografi teksa vjen gjysmë i zhveshur dhe me stil të ri të flokëve.


Si shumë nga artistët e tjerë, ai ka ndërruar pamje teksa tregon se edhe ai ka bërë flokët e verdha. Ky trend i flokëve të yjeve shqiptare është parë pothuajse nga shumica, posaqërisht gjatë kësaj kohe.

Këngëtari po vazhdon të jetë mjaft i pëlqyer edhe për projektet muzikore, ku gjatë kësaj kohe kishte realizuar tri pjesë të projektit “Hiraeth”.

Ndërkaq, sa i përket bashkëpunimeve ai para disa muajve solli këngën e re “Get High” me motrën e tij, Beatrix Ramosajn.

Në ditët në vazhdim vazhdim poashtu ka paralajmëruar edhe disa projekte të reja. /Telegrafi/

View this post on Instagram

SuperSayian.jpg

A post shared by Alban K. Ramosaj (@albanramosaj) on Jun 5, 2019 at 9:52am PDT