LAJMI I FUNDIT:

UNUM befason Shëngjinin, rreth 8.000 adhurues të muzikës nga e gjithë Evropa

UNUM befason Shëngjinin, rreth 8.000 adhurues të muzikës nga e gjithë Evropa

Për të parën herë, Shëngjini përjetoi magjinë e tingujve të muzikës elektronike, për tre netme radhë. Mbi 70 artistë të njohur, rreth 8 mijë mijë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, shijuan madhështinë e festivalit UNUM.

Në tri skena performuan 75 artistë, ndërkombëtarë e lokalë, artistë të shtëpive të mëdha muzikore.

Emrat e mëdhenj si Luciano, Joseph Capriati, Ricardo Villalobos, Raresh, Petre Inspirescu, luajtën më shumë se që ishte e planifikuar.


https://www.facebook.com/lucadeastaff/videos/10219861597516457/

Jehona e festivalit u shpërnda kudo në Evropë, madje edhe në vendet e largëta si Ukraina e Gjeorgjia. Grupe të mëdha kishin ardhur nga Italia, Gjermania dhe Anglia.

Në skenën e pishave muzika nuk u ndalë prej ditës së premte kur filloi deri të dielën dhe çdo moment e çdo performancë u përcoll nga fotografë të njohur si Luca Dea, Anne Marine, Valeriu dhe Troi.

Organizatorët kanë bërë të ditur se festivali do të vazhdoj dhe në javët e ardhshme do të bëhet edhe lajmërimi për fazën e parë të biletave. Ngjarja u zhvillua nën mbështetjen e plotë të Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë, autoriteteve lokale dhe ambasadës britanike e zvicerane. Madje, të dielën, në mjediset e festivalit u organizua edhe një konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrin e Turizmit, Blendi Klosi.

Ngjarja u përcoll nga media dhe gazetarë ndërkombëtarë si Resident Advisor, JukeBox, Dancetrippin.tv, e të tjerë. Më poshtë shihni disa nga momentet me të bukura të katër ditëve të UNUM-it, te Rana e Hedhun në Shëngjin.

https://www.facebook.com/unumfestival/posts/2259616364129886

Në trend Magazina

Më shumë
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Magazina

"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin

Magazina
“Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit” - një dron tjetër në Big Brother VIP Albania

“Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit” - një dron tjetër në Big Brother VIP Albania

Magazina
Bianca Censori provokon sërish me veshjen ekstreme, gjatë festës pas çmimeve ‘Grammy’

Bianca Censori provokon sërish me veshjen ekstreme, gjatë festës pas çmimeve ‘Grammy’

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori