300 gra në vit me kancer në qafën e mitrës në Maqedoni, vaksinimi të bëhet në shkolla (Video)
Maqedonia e Veriut është ndër shtetet e para në Evropë, për nga numri i grave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës. Rreth 300 gra sëmurën çdo vit nga ky kancer vdekjeprurës, ndërsa vetëm rreth 50 prej tyre mund të operohen, sepse tek të tjerat vonë evidentohet sëmundja. Gjinekologët thonë se shkaktar për këtë është vetëdija e ulët e grave për kontrolle të rregullta gjinekologjike dhe mos vaksinimi me vaksinën HPV. Gjinekologu Goran Dimitrov thotë se në vendin tonë viteve të fundit janë vaksinuar vetëm 45 % e qytetarëve kundër sëmundjeve kanceroshkaktuese të HPV. Sipas tij vaksinim duhet të bëhet i obligueshëm nëpër shkolla.
“23-26 në 100 mijë gra. Nëse e krahasojmë këtë me 4-5 gra në 100 mijë në Slloveni ose Finlandë, atëherë e keni të qartë besoj. Kjo nënkupton 300 raste prej të cilave vetëm 50 – 60 mund të operohen, të tjerat janë në stade të larta. Jetën e kanë të shkurtuar, shërimi merr kohë dhe kushton”, deklaroi Goran Dimitrov, doktor në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë.
Vendi ynë këtë vit u bë pjesë e fushatës “Ride4uomen”. Dhjetëra mjekë nga 6 shtete të ndryshme bëjnë xhiro me biçikleta nëpër gjithë Evropën, në shenjë simbolike që ta parakalojnë me shpejtësi kancerin, ndërsa qëllimi është vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtjen nga kanceri në qafën e mitrës. Mjeku Rene Laki nga Austria thotë se kjo sëmundje është problem i madh në Evropë. Sipas tij në Austri vajzat e moshës 12 vjeçare dhe djemtë në moshën 14 vjeçare vaksinohen në shkolla, kështu që, siç tha, deri në vitin 2040 nuk do të ketë më kancer të qafës së mitrës. Ai thotë se vaksinimi në shkolla duhet të praktikohet në çdo vend.
“Në Austri vaksinimi është falas për fëmijët e moshës prej 9 deri në 12 vjet, edhe në Australi është njëjtë, është e obligueshme për të gjithë fëmijët. Ata mendojnë se deri në vitin 2040 kanceri nuk do të ekziston më. Dhe për këtë është xhiroja e jonë nëpër Evropë, për ti mbrojtur gratë tona dhe fëmijët”, u shpreh Rene Laki nga Iniciativa Evropiane “Ride4Women”.
Fushata “Ride4women” është iniciuar nga lidhja evropiane e gjinekologëve. Tashmë 6 vjet ata bëjnë xhiro nëpër Evropë, e në këtë fushatë morën pjesë edhe 4 mjekë nga Maqedonia.
Nga Ministria e shëndetësisë thonë se në vendin tonë nuk ka deficit të vaksinës HPV. Ministri Venko Filipçe
paralajmëroi edhe fushata tjera për tu informuar qytetarët dhe gratë për mbrojtje ndaj kësaj sëmundjeje. Ai theksoi sesa i rëndësishëm është vaksinimi, por nuk përmendi si masë vaksinimin e fëmijëve nëpër shkolla me vaksinën HPV.
“Kemi investuar shuma shtesë për tu rritur buxheti, për tu blerë tip i ri i vaksinës, kundër HPV-së. Në vend të asaj të tanishmes, dyvalentes, do të kemi katërvalente. Domethënë nuk mbron vetëm nga shkaktarët e deritanishëm për kancer por edhe për kondilome që janë beninje dhe mund që në këtë formë të parandalohen. Apeloj që të rritet përfshirja e të vaksinuarve”, potencoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Kanceri i qafës së mitrës është një lloj kanceri, i cili zhvillohet në qafën e mitrës së një femre dhe është kanceri i dytë më i zakonshëm te femrat, veçanërisht në vendet në zhvillim./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?