LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për projektin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe zyrës së UNICEF-it në Kosovë mbi vizitat shtëpiake

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për projektin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe zyrës së UNICEF-it në Kosovë mbi vizitat shtëpiake

Fondacioni humanitar Action for Mothers and Children përgjatë muajit maj, filloi partneritetin me organizatën ndërkombëtare UNICEF—programi në Kosovë.

Sipas njoftimit për media, programi i UNICEF-it në Kosovë fokusohet në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve pa dallime, forcimin e kapaciteteve të institucioneve në nivel qendror dhe lokal, për të zhvilluar dhe ofruar shërbime cilësore për fëmijët dhe në mbështetjen e fëmijëve, adoleshentëve, vajzave dhe djemve, prindërve dhe komuniteteve për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të marrë pjesë në zhvillimin e komunitetit në mënyrë që çdo fëmijë të ndihet i barabartë.


“‘Vizitat Shtëpiake’ është program i Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNICEF, program ky I cili synon ofrimin e sherbimeve shtepiake ne komunat e Kosoves si një qasje për të përmirësuar më tej shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke ndërtuar besimin mes infermierëve / punonjësve socialë dhe komunitetit për përforcimin e sistemeve të mjekësisë familjare. Vizitat në shtëpi ndihmojnë familjet në identifikimin e problemeve të të posalindurit, duke përfshirë shenja të sëmundjeve dhe në të njejtën kohë përkrahen praktikat si të ushqyerit me qumësht të gjirit, vaksinim me kohë dhe të plotë, ne kontribuojmë që fëmija të rritet dhe të zhvillohet më mirë në arritjen e potencialit të plotë të fëmijës”, thuhet në njotim.

Në komunikatën për media thuhet se me programin e vizitës në shtëpi, qëllimi i përgjithshëm është rritja e njohurive të stafit mjekësor, grave shtatzëna dhe nënave të reja në kujdesin antenatal, kujdesit pas lindjes, depresionit pas lindjes, zhvillimi i fëmijës së moshë të hershme (0-3 vjeç), roli i partnerëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes për të ofruar mbështetje, zgjerimin dhe fuqizimin e ofruesve të kujdesit shëndetësor në mbarë Kosovën përmes programeve të trajnimit dhe angazhimit në aktivitetet arsimore.

“Në të njëjten kohe AMC dhe UNICEF do implementojne programin ‘ushqyeshmeria e femijeve’ e cila fokusohet ne mjetet, udhëzimet dhe rekomandimet për ushqyeshmërinë e shëndetshme të fëmijëve të cilat do zhvillohen, miratohen dhe shpërndahen nga ministria e shëndetësisë dhe ministria e arsimit dhe gjithashtu do integtohen në programet mësimore në parashkollorë dhe shkolla fillore, e gjithë kjo me qëllim të krijimit të shprehive të ushqyeshmërise së shëndetshme tek fëmijët”, thekson njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori