Kjo është jave e fundit për vitin shkollor 2018-19. Nxënësit do të shkojnë në pushim veror dhe shkollat do të mbyllen për një kohë të caktuar. Mirëpo, këtu nuk përmbyllen problemet me të cilat edhe këtë vit shkollor u përballën nxënësit dhe punonjësit në arsim. Shumë shkolla nuk i rikonstruuan, klasë të stërngarkuara me nxënës, shumë nxënës mbeten pa libra ndërsa ata që u furnizuan, morën libra të grisura e të shkarravitura si rezultat i mos ndërrimit të tyre dhe cilësisë së dobët të materialit.
Përveç kësaj, punonjësit në arsim u përballën me punë të dyfisht për shkak të plotësimit edhe të ditarit elektronik si dhe pa motiv për punë si shkak i pagave të ulëta. Kështu vlerësojnë nga Sindikata e pavarur për Arsim dhe Shkencë duke kujtuar institucionet përgjegjëse për përmirësim të kushteve.
“Kemi mos respektim të ligjeve në shumë institucione, kemi pasivitet te mësimdhënësit dhe frikë, janë në pozitë që frikohen të reagojnë në raste të caktuara. Fillimisht vendi jonë është më pak i paguar në sektorin e arsimit krahasuar me vendet në Evropë dhe automatikisht mund të them se edhe motivi për punë është shumë i ulët për kryerjen e obligimeve të tyre që nënkupton se urgjentisht duhet rritje të pagave. Sërish të bëhet centralizim i arsimit. Kjo mënyrë e funksionimit rreth dy dekada u tregua e pasuksesshme. Komunat u treguan jo përkatëse dhe të papërgjegjshme për ta udhëhequr fushën e arsimit”, theksoi Tomisllav Gievski, kryetar i SPASH.
Për dallim nga Sindikata e Pavarur, nga dikasteri i Arsimit shprehen të kënaqur me projektet e realizuara këtë vit shkollor. Thonë se ka nisur rritja e pagave, janë korrigjuar tekste, janë bërë programe të reja mësimore për arsimin qytetar, muzikë dhe gjeografi. Ndërkohë, në përmbyllje është ligji i ri për arsim fillor.
“Kemi përgatitur ligj për mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm ku do të jetë një nga reformat më të mëdha në procesin arsimor, zhvillimin në karrierë, zhvillimin profesional që u mungon mësimdhënësve tonë në rrethanat tona ku drejtpërdrejt preket motivimi i mësimdhënësve dhe një nga indikatorët për këtë gjendje të arsimit është se nuk kemi edhe sa duhet të motivuar mësimdhënës në procesin edukativo arsimor”, deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.
Përveç problemeve të lartpërmendura, këtë vit duket se nuk do të nis ndërtimi i shkollës fillore në Vizbeg ndërsa nuk do të zgjidhet problemi me nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë që mësojnë në Kosovë./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur
Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!