Brabus ua ngriti fuqinë dy Mercedes-AMG SUV në nivelin e super-veturave (Foto)
Të dy edicionet e limituara, ofrohen në vetëm dhjetë njësi
Gjatë javës së kaluar, Brabus e transformoi një Mercedes-AMG G63 S, në një bishë me 800 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.
Kompania gjermane, tani ka marrë vëmendjen me punimet që bëri në dy Mercedes-AMG G63 SUV, në edicionet e limituara të quajtura Brabus Black Ops Ops 800 dhe Brabus Shadow 800.
Makinat të cilave fuqia iu është ngritur në nivelin e super-veturave, ofrohen në vetëm dhjetë njësi, si pjesë e edicioneve të limituara. Në të dy makinat, janë vënë motorë me 4.0 litra V8 që prodhojnë nga 800 kuaj fuqi.
Ky modifikim ka bërë që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijnë për 4.1 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e kanë të limituar elektronikisht në 240 kilometra në orë. Për t’i dalluar nga modelet tjera, janë bërë ndryshime të lehta në dukje, përfshirë rrotat 23 inç.
Black Ops 800 është prezantuar me ngjyrë tërësisht të zezë, të cilën e ka edhe enterieri, ku shumica e pjesëve është e mbuluar me lëkurë. Në anën tjetër, Brabus Shadoë 800 që ka ngjyrë grit ë errët, pritet të prezantohet gjatë një aktiviteti së shpejti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Mustang sedan? Pse jo
Policia në Michigan arreston gjashtë persona nën akuzat për vjedhjen e mbi 400 veturave në vlerë 8 milionë dollarë
Mitsubishi zbulon pamje nga minifurgoni i ri
Rikthehet Ford Taurus
Tesla po sjell një veturë elektrike me çmim të ulët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare