LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni qeveritar për takime pune në Bruksel, pret datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian

Delegacioni qeveritar për takime pune në Bruksel, pret datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian

Siç raportojnë nga AIM, kryeministri Zoran Zaev sot pasdite arrin në vizitë dy ditore në Bruksel ku do të takohet me kryetarin e KOmisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisarin Johannes Hahn dhe me nënkryetaren e KE-së, Federica Mogherni.

Zaev me Juncker do të bisedojë për Raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit, ku rekomandohet hapja e shpejtë dhe pa kushte e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ata gjithashtu do të bisedojnë për takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së, të cilët duhet të marrin vendim përfundimtar për fillimin e bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut nga Komisioni Evropian do të kërkojnë përkrahje dhe ndihmë për marrjen e datës për bisedime në qershor apo korrik. Qeveria është e mendimit se vendi duhet ta fillojë procesin në afat sa më të shkurtër, bashkërisht me Shqipërinë, por kjo nëse nuk është e mundshme, atëherë pala nga Maqedonia e Veriut është i mendimit se vendi nuk duhet të jetë peng i një qasjes grupore nga ana e BE-së.


Kryeministri më pastaj me komisarin për zgjerim Johannes Hahn dhe me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Delegacioni qeveritar sonte do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga misioni i Maqedonisë së Veriut në BE me emigrantë nga Maqedonia e Veriut të punësuar tek institucionet evropiane dhe belge.

Nesër kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga BERZh, përkushtuar reformave dhe integrimit evropian, së bashku me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev.

Në delegacionin qeveritar marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani si dhe ministrja e Mbrojtjes, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori