LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja për zyrtarin rus të UNMIK-ut që u arrestua në barrikadat serbe: Misioni i kishte kërkuar të mos largohej nga zyra (Video)

Detaje të reja për zyrtarin rus të UNMIK-ut që u arrestua në barrikadat serbe: Misioni i kishte kërkuar të mos largohej nga zyra (Video)

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zyrtarin rus të UNMIK-ut, i cili ditë më parë u shpall i padëshiruar në Kosovë. Ai pengoi punën e Policisë së Kosovës përkundër që në misionin ku shërbeu ishte marrë vendim që punëtorët të mos largoheshin nga zyrat dhe vendbanimet e tyre gjatë kohës së aksionit.

Në mesazhin e brendshëm që UNMIK-u kishte shpërndarë për stafin e tij një natë para aksionit të Policisë së Kosovës në veri, një kopje të së cilës e ka siguruar edhe RTV Dukagjini, punonjësve të misionit u kërkohet që të qëndrojnë në bazat e tyre ose vendbanime dhe të shmangin çdo lëvizje në drejtim të veriut të Kosovës, për shkak se do të ndodhte një operacion policor.

Por, ky mesazh nuk i kishte bërë përshtypje zyrtarit të këtij misioni, rusit Mikhail Krasnochenkov. Ai, pos që ka qëndruar në veri, ka përdorur edhe veturën zyrtare për të penguar aksionin e Policisë së Kosovës.


Mesazhi për punëtorët e UNMIK-ut para aksionit në veri

Sikur të mos mjaftonte kjo, në veturën e UNMIK-ut të përdoruar nga ai është gjetur edhe një motosharrë që kishte dyshohet se kishte shërbyer për prerjen e lisave që u vendosën në barrikadë.

MPJ kërkon sqarime nga UNMIK-u për praninë e zyrtarit rus në barrikadat serbe në veri
Lexo po ashtu MPJ kërkon sqarime nga UNMIK-u për praninë e zyrtarit rus në barrikadat serbe në veri

Krasnochenkov ishte arrestuar me 28 maj për t’u liruar më pas. Derisa autoritetet kosovare po shqyrtonin heqjen e imunitetit të tij, ai u largua nga spitali i Mitrovicës së Veriut për në Beograd.

Me kërkesë të Kryeministrit Haradinaj, Krasnochenkov është shpallur person i padëshiruar në Kosovë./RTV Dukagjini/Telegrafi/


Kronika nga minuta 2:00 në videon e mësipërme

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori