LAJMI I FUNDIT:

Samsung njofton linjën e re të Notebook laptopëve, 13 dhe 15 inç

Samsung njofton linjën e re të Notebook laptopëve, 13 dhe 15 inç

Laptopët MacBook Pro të Apple janë çmendurisht të shtrenjtë, por nëse dëshironi një alternativë për MacBook Pro me një çmim më të volitshëm, Samsung mund të ketë diçka për ju.

Kompania ka njoftuar kohët e fundit një çift të laptopëve të rinj që janë pjesë e serive të saj të Notebook që disa po i quajnë alternativa të MacBook Pro.

Kjo është kryesisht për shkak të dizajnit të laptopëve, për të cilin disa besojnë se i ngjanë MacBook Pro-së, por duke e lënë këtë mënjanë, këta laptopë vijnë me disa specifika mjaft të mira që mund të jenë me interes për disa.


Laptopët e rinj përfshijnë Notebook 7 dhe Force Notebook 7.

Duke filluar me të parin, Notebook 7 do të ofrohet në variante 13-inç dhe 15 inç, ku të dyja do të ofrojnë rezolucione Full HD. Notebook 7 gjithashtu do të përdorin procesorët Intel Core 8th gen, dhe do të mbështesin deri në 16GB RAM.

Një nga dallimet kryesore midis dy laptopëve pavarësisht nga madhësia e tyre e ekranit është mbështetja e tyre, ku 13 inç do të ketë deri në 512GB hapësirë ​​ruajtëse, ndërsa 15 inç do të vijë edhe me një hapësirë shtesë të zgjerueshme SSD.

Sa i përket Notebook 7 Force, do të jetë një variant pak më i fuqishëm ku vjen me një NVIDIA GeForce GTX 1650 GPU dhe do të mbështesë deri në 24GB RAM.

Force gjithashtu mbështet memorien më të madhe për lojëra elektronike, prej 1 HDD dhe 1 SSD.

Sa i përket çmimeve, linja e Notebook 7 do të ketë çmim duke filluar nga 999.99 dollarë dhe do të jetë në dispozicion më 26 korrik, ndërsa Notebook 7 Pro do të kushtojë 1.499 dollarë.